Dan Brown nxjerr në treg
romanin e katërt “Ferri”

Dan Brown nxjerr në treg <br />romanin e katërt “Ferri”
Së shpejti në libraritë në të gjithë botën, autori i librave të famshëm Dan Brown do të nxjerrë librin e tij të fundit. Libri do të titullohet “Inferno”.

“Ferri” do të dalë në treg në muajin maj dhe do të jetë romani i katërt në serinë e librave ku sërish personazhi kryesor do të jetë studiuesi i simboleve i Harvardit Robert Langdon.

Broën u shpreh se ai është frymëzuar nga vepra klasike “Inferno” e poetit italian Dante Alighieri, teksa kishte qenë student në Universitetin e Firences.

Ngjarja e librit zhvillohet në Itali dhe tregon Langdon të zhytur në një botë pikëlluese, dhe përqëndrohet në një nga kryeveprat letrare më komplekse dhe misterioze të historisë".

"Me këtë roman të ri, unë dua të shoqëroj lexuesin në një udhëtim misterioz përmes një labirinti të botës përmes kodeve, dhe sekreteve."

Romanet e Dan Brown-it janë përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të huaja dhe miliona kopje të veprave të tij janë shitur në mbarë botën.

Dy romanet “Kodi i Da Vincit” dhe “Ëngjëj dhe Djaj” janë përshtatur në filma ku në rolin kryesor ka qenë ylli i Hollivudit Tom Hanks.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash