Dance With Me, “përplasje”
mes Albëries dhe Robert Alisë 

Dance With Me, “përplasje”<br />mes Albëries dhe Robert Alisë 
Prezenca e tij gjithmonë përbën lajm! Bëhet fjalë për kantautorin Robert Aliaj Dragot, i cili edhe këtë edicion të dytë të “Dance With Me” kryeson vlerësimin e artistëve gjatë perfomancave. Herë me humor dhe herë me ‘thumba’ ky spektakël pa prezencën e tij do të ishte shumë bosh! Kështu ka ndodhur dhe gjatë të hënës në mbrëmje ku Robert Alia ka ‘akuzuar’ në mënyrë të drejtëpërdrejtw këngëtaren Albërie Hadërgjonaj se ajo ka folur pas kurrizit të tij.
 

I kontaktuar nga gazeta, Roberti ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar më shumë se atë që pohoi gjatë spektaklit ‘live’, duke na lënë të kuptojmë se ‘marrëdhënia’ e tyre në këtë spektakël do të jetë nën thumba çdo javë. “Do të kisha dhënë më shumë se pesë pikë nëse Albëria nuk do të fliste pas kurrizit tim”, - është shprehur Roberti gjatë vlerësimit. Këngëtarja kosovare i është përgjigjur me ironi duke thënë: “Si mund të mos flas për një karamele pa ambalazh si koka jote”.
 

Më tej Alia vazhdoi duke thënë se në spektakël duhen vënë kritere. “Jemi artistë, s’ka nevojë për thashetheme” e ka mbyllur ai përplasjen mes tyre. Kujtojmë se, në edicionin e vitit të kaluar një tjetër debat shoqëroi për javë me radhë këtë spektakël mes Robertit dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, për shkak të vlerësimit me pikë gjatë perfomancës.


Redaksia Online
(shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi