Dani Alves në burg pas akuzave për përdhunim, Pumas kërkon 5 milionë euro

Dani Alves në burg pas akuzave për përdhunim, Pumas kërkon 5 milionë euro

Dani Alves

Mbrojtësi Dani Alves është në burg për më shumë se dy javë. Braziliani 39-vjeçar akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në clubin Sutton në Barcelonë mbrëmjen e 30 dhjetorit 2022.

Tanimë telashet shtohen për Alves, me klubin aktual të tijin, Pumas në Meksikë që kërkon 5 milionë euro dëmshpërblim për shkak të shkeljes së rregullave të sjelljes të parashikuara në kontratë.

"UOL Sport" në Brazil bën me dije se Pumas kanë informuar avokatët e Alves se kërkojnë 5 milionë euro si dëmshpërblim për klauzolën që "penalizon çdo veprim që konsiderohet krim sipas ligjit të vendit në të cilin ka ndodhur". Pumas kërcënoi gjithashtu se do t'i drejtohej FIFA-s dhe çdo autoriteti kompetent në rast të moskompensimit.

Tanimë Alves është në telashe të tjera, teksa rrezikon nga 4-12 vite burgim në Spanjë. Veç saj, bashkëshortja e tij i kërkoi divorcin disa ditë më parë.

S.Dh/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse