Daniel Godelli medalje të artë dhe
rekord në Lojërat Mesdhetare

Shqipëria ka arritur që të lërë gjurmë më së miri në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Turqi. Pas paraqitjes jo të mirë të ekipit kombëtar të futbollit dhe sporteve të tjera, është si gjithmonë peshëngritja që na nxjerr nga balta duke na dhuruar një tjetër medalje të artë. Kështu pas tre ditësh nga hapja e këtij edicioni të Lojërave Mesdhetare, radhën për të zbritur në pedanë e ka pasur peshëngritja.

Për ekipin kombëtar shqiptar i pari që ka zbritur në pedanë ka qenë peshëngritësi nga Peqini Daniel Godelli në peshën 65 kg. Godelli ka realizuar një paraqitje mjaft të duke siguruar medaljen e artë. I pari ka marrë medalje të artë, ndërsa i dyti medalje të bronztë, duke e ngrohur së tepërmi atmosferën në kampin kuqezi. Peshëngritësi shqiptar arriti të siguronte një paraqitje mjaft të mirë duke thyer edhe rekordin e Lojërave Mesdhetare për peshën e tij, pasi ngriti, jo pak, por 325 kg në dy garësh. Në vendin e dytë në këtë kategroi është pozicionuar francezi Tientcheu Dabaya'ya me një kg më pak.

Ndërsa podiumin e plotësoi një tjetër peshëngritës shqiptar, Briken Calja, pasi arriti të ngrite 308 kg. Pas marrjes së medaljes së artë Godelli u shpreh mjaft i gëzuar. E njëjta gjë ndodhi edhe me Caljen që mori medaljen e bronztë. Këto janë lojërat e 17-mesdhetare kur ka pjesëmarrje nga 24 shtete dhe do të garohet në më shumë se 27 disiplina sportive. 

Këto janë lojërat ndërkombëtare më të rëndësishme të vitit dhe Shqipëria merr pjesë në këtë eveniment sportiv me një delegacion të madh që përfshin mbi 75 sportistë në shumë disiplina, përveç pjesëtarëve shoqërues të delegacionit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet