Daniel Pennac, nga katranjos
në autor bestsellerash

Daniel Pennac, nga katranjos <br />në autor bestsellerash
Shkrimtari francez Daniel Pennac, autor i bestsellerëve ndërkombëtarë që është përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës kur ishte fëmijë, iu desh një vit i tërë për të mësuar germën "A". "Edhe 25 vjet përpjekje, dhe ndoshta do ta mësojë gjithë alfabetin", nënqeshte me ironi therëse babai i tij.

Edhe për mësuesit ky djalë ishte “një rast i pashpresë”, “një katranjos”. Dyshimet e të afërmëve dhe miqve për inteligjencën e tij gjatë fëmijërisë, të ngjizura edhe nga dështimet e tij në vitet shkollore e bënë Danielin një objekt talljesh e keqkuptimesh të mëdha.

“Por kjo nuk e ndaloi Daniel Pennac-n, i cili kishte "lindur mes librave", që të bëhej një shkrimtar falë të qenit një lexues i etur”, shkruan “The Independent”, më 17 shtator 2010. Daniel Pennac është pseudonim i emrit Daniel Pennacchioni, lindur më 1944 në Kazablanka, Marok.

Një nga librat e këtij autori "Parajsa e gogolëve" është përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga Margarita Skënderaj dhe sapo ka dalë në treg nga Botimet "Pegi".

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi në shumë fusha

Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi në shumë fusha