“Blindimi” i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me çështjen e pezullimit të ministrave nuk është realisht një masë reale e cila ndryshon formatin aktual të drejtësisë.

Edhe sot në hartën ligjore që nga Kushtetuta, ministry ka të njëjtin trajtim si dhe deputete, pasi ligji themeltar i shtetit flet për persona të zgjedhur.

Precedenti që e solli këtë nen të kushtetutës në debatin publik, ishte para disa vitesh, kur Ilir Meta në postin e Presidentit nuk dekretoi Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm.

Meta, edhe nëpërmjet ekspertëve që e këshillonin, theksuan se një kandidat për ministër duhet të plotësojë kushtet e të zgjedhurit deputet, duke ju referuar nenit kushtetues.

Përkatësisht, thelbi i statusit të ministrit në një linjë me atë të parlamentarit mund të quhej i riknfirmuar me këtë rast. Por SPAK, i dha një tjetër drejtim, kur kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut në postin e ministres, të cilin e konfirmoi dhe GJKKO në në seancë për caktimin e masës së sigurisë.

Më pas ndodhi beteja e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, e cila dihet që pati atë impas që në gjuhën ndërkombëtare të politikës cilësohet si “Mexican standoff”.

Akti i PS-së me boldimin në Kodin e Procedurës së ndalimit të pezullimit, më shumë mund të hapë folenë e djajve sesa të mbyllë një debat.

Megjithatë, ky boldim, edhe mëse i nevojshëm, do të ketë mjaft përplasje politike, e sidomos diplomatike. Kryesisht nga Bashkimi Europian, zëdhënësi i të cilit foli mjaft fort javën e shkuar, apo Gjermania, ambasadori i së cilës takoi kreun e SPAK në fundjavën e kaluar.

Me fjalë të tjera, zhurme është bërë, e sipas gjasave do të vijojë edhe më tej. Mazhoranca, përkatësisht Edi Rama, këtë e ka parasysh, por ka vendosur që ta ndërmarrë një hap, me të cilin po zhvillon edhe një betejë të fortë publike pore dhe jo publike jo thjeshte me SPAK, por me ndërkombëtarët.

Në këtë logjikë, meqë siç thotë plaku Mere “gjylja e madhe plasi”, përse nuk i futet një debati a diskutimi për të ndryshuar a korrektuar o vetëm Kodin e Procedurës, por edhe probleme të tjera, kryesisht në çështjen e parabugimit preventiw, apo pjesëve tëtjera të masave të sigurisë, sekuestrot, elementët e provave në process etj etj.

Natyrisht, nëse hyhet në këtë proces, nuk mundet që mazhoranca t’i hyjë detit më këmbë edhe pse i ka votat në Kuvend, pasi duhet një debat publik, edhe pse konsensus në këtë situatë të acaruar nuk mund të ketë.

E kur situata është e acaruar, zgjidhje më normale do të ishte dalja në popull, në një referendum të caktuar me një pyetje. Italia, e bën javën e ardhshme.