KOPENHAGEN - Punonjësit e Kopështit Zoologjik të Kopenhagenit kanë vrarë një gjiirafë për shkak se kishte lidhje të afërt gjenetike me gjirafat e tjera.
Pasi u qëllua me një pistoletë me elektricitet, trupi i saj u copëtua në disa pjesë, në sy të fëmijëve të shkollave fillore dhe iu dha si ushqim luanëve.
Megjithëse më shumë se 20 mijë njerëz nënshkruan një peticion në internet për të shpëtuar gjirafën e quajtur Marius, stafi i kopshtit zoologjik ekzekutoi kafshën gjatë ditës së diel.
Zyrtarët e kopshtit argumentuan se duhej të luftonin mbarështimin e kafshëve, të cilat kishin lidhje të afërta gjenetike.
Pas lajmërimit se gjirafa 2 vjeçare do të eliminohej, disa kopshte të tjera zoologjike bënë disa oferta për të blerë Marius-in, duke përfshirë dhe ofertën prej 500 mijë eurosh të një blerësi privat.
Por Kopështi Zoologjik i Kopenhagenit u detyrua t’i refuzonte ofertat në bazë të rregullave të EAZA, të cilat nënkuptonin se kafshët nuk mund të transferoheshin në institucione që nuk ndiqnin programet e tyre të mbarështimit.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com