Portali danez, Tipsbladet.dk ka publikuar një artikull duke identifikuar tre futbollistët e Shqipërisë, që mund t’i paraqesin rrezik skuadrës së tyre.
 
Portali danez i kujton ekipit të Morten Olsen “fakti se nuk i njohin emrat e përfaqësueses shqiptare nuk do të thotë se Shqipëria nuk ka kualitete për t’u përballur me Danimarkën.
 
Kapiteni Lorik Cana, portieri Etrit Berisha si dhe lojtari i krahut Valdet Rama janë mjaft të rrezikshëm dhe nëse u krijohet hapësirë mund të vendosin në vështirësi”.
 
Kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Danimarkës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.



d.b/shqiptarja.com