Federata Daneze e Futbollit i ka premtuar çdo lojtari një çmim prej 400.000 euro në rast se fitojnë kampionatin evropian që starton këtë fundjavë.

Kjo është më shumë se ajo që i është premtuar rivalëve të danezëve në Grupin B, gjermanët, ku futbollistët e kësaj kombëtareje do të fitojnë secilin nga 320 mijë euro në rast të fitores në Poloni dhe Ukrainë. Për kualifikim në gjysmëfinale secili futbollist danez do të fitojnë rreth 250 mijë euro, ndërsa kualifikimi për në finale kap "vlerën" prej 350 mijë euro.

Danimarka më 9 qershor në ndeshjen e parë të Grupit B do të takohet me Holandën, dhe më pastaj do të ballafaqohet me Portugalinë më 13 qershor, dhe me Gjermaninë më 17 qershor.

Danimarka tashmë është shpallur një herë kampione e Evropës, 1992 kur në finalet e këtij evenimenti erdhi pasi u pezullua Jugosllavia, e cili u dënua për shkak të sanksioneve të OKB-së. Kampionati Evropian në Poloni dhe Ukrainë fillon më 8 qershor dhe përfundon më 1 korrik.(rb/shqiptarja.com)