Danimarka rikthehet në fushë pas dramës së Eriksen, pret Belgjikën në Kopenhagen! Te Holandë-Austri fitorja vlen kualifikimin

Danimarka rikthehet sot në fushë pas shokut që pësoi në ndeshjen ndaj Finlandës si në rezultat ashtu edhe pas dramës së yllit të skuadrës Eriksen. Ekipi do të përpiqet t’i dhurojë Eriksenit dhe gjithë danezëve gëzim në fushë kur të përballet me Belgjikën në orën 18:00 në ndeshjen e dytë në grupin B. Danimarka është e detyruar që të marrë pikë sot por do ta ketë të vështirë pasi futbollistët ende nuk e kanë marrë veten psikologjikisht. Jensen do të zëvendësojë Eriksen por ndryshime të tjera nuk pritet të ketë. Trajneri Kasper Hjulmand thotë se Eriksen do e ndjekë skuadrën nga spitali me fanellën e ekipit veshur.

Në kampin e rivalëve Belgjika është shumë mirë psikologjikisht pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Rusisë. Me një fitore sot ndaj Danimarkës belgët kualifikohen në fazën e 1/8. Belgjika në sulm është një makinë golash dhe sërish do luajë Lukaku i mbështetur nga Mertens dhe Carrasco. Nga krahët Meunier dhe Thorgan Hazard dhe në regji do jetë Tielemans.

Në mbrëmje në orën 21:00 Holanda pret në Amsterdam Austrinë në një ndeshje që kush e fiton kualifikohet më tej. Tulipanët edhe sfidën e dytë në grupin C do ta nisin me skmën 5-3-2 dhe rikuperojnë në mbrojtje De Ligt ndërsa në mesfushë udhëheqësi është Wijnaldum e në sulm dyshja Depay-Weghorst.

Në kampin e austriakëve kemi një skuadër që i ka tre pikë në renditje dhe tekniku Foda nuk mund të mbështetet tek sulmuesi Arnautovic i pezulluar për frazat ndaj Alioskit në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Kapiteni Alaba pritet të udhëheqë skuadrën ndërsa vizioni i lojës do jetë në dorën e Sabitzer./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?