DANIMARKE- Një shqiptar 19-vjeçar është arratisur në mënyrë spektakolare nga salla e gjyqit në Gjykatën e Frederiksberg të Danimarkës.
“Ka pasur një rebelim në sallën e gjyqit, ku persona të panjohur rrëzuan në tokë një oficer burgu, duke ndihmuar në këtë mënyrë Lavdrim Ahmedin të arratiset”, deklaroi zëvendës komisioneri i policisë se Kopenhaagenit, Rene Nicolai Jensen.
Mediat vendase thanë se policia në Kopenhagen është në kërkim të të burgosurit të arratisur, Lavdrim Ahmedi i cili arriti të largohej me ndihmën e shokëve.
Ata kanë bërë publike dhe detajet fizike të shqiptarit të arratisur: 19 vjeç, 174 centimetra i gjatë, trup i zakontë, me sy kafe dhe flokë të shkurtra të zeza.
Për policinë Lavdrim Ahmedin nuk konsiderohet si një person i rrezikshëm.
(Foto/Lavdrim Ahmedi, 19-vjeçari shqiptar i arratisur nga salla e gjyqit në Danimarkë)
Redaksia Online
(sg/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com