Danimarkë/ Deputeti në lidhje me një 15 vjeçare, partia e përjashton, rikthehet si i pavarur

Danimarkë - Një skandal ka përfshirë politikën daneze, ku një deputet ka një marrëdhënie me një vajzë të mitur.

Mike Fonseca ka deklaruar për mediat se marrëdhënia e tij me 15-vjeçaren funksionon mirë dhe se e duan njëri-tjetrin. Ai u rikthye në punë në parlament të enjten (7 shkurt)  pasi mori pushim mjekësor kur lidhja u bë publike.

Fonseca, 28 vjeç, u raportua në polici në nëntor pasi pranoi se kishte një lidhje me një 15-vjeçare. Ai pohoi në komentet për mediat daneze në atë kohë se lidhja ishte dashuri e vërtetë. Ai më pas u përjashtua nga partia e tij, lideri i së cilës Lars Løkke Rasmussen tha se kishte mbetur pa fjalë kur mësoi për marrëdhënien. Fonseca i tha transmetuesit TV2 se ai kishte thyer kodin e sjelljes së Partisë së Moderuar duke u takuar me dikë nën moshën 18 vjeç. 

Ndërsa raportet në atë kohë pretendonin se ai e filloi lidhjen kur vajza ishte në klasën e 8-të në shkollë, ai gjithmonë ka thënë se marrëdhënia filloi vetëm pasi ajo kalonte moshën e pëlqimit. Një zëdhënës i policisë i tha televizionit Ritzau se nuk kishte "asnjë dyshim të arsyeshëm se ligji është shkelur".

Të enjten ai u kthye në parlament si deputet i pavarur. “Unë do të vazhdoj të jem i vërtetë me veten time, me të dashurën, miqtë dhe me ata që më kanë zgjedhur” shkroi Fonseca. “Rregullat bëhen çuditërisht të parëndësishme kur një çift e do njëri-tjetrin. Dashuria nuk ndjek rregulla dhe të bën të verbër”, shtoi ai.

Në Danimarkë, ku mosha e pëlqimit është 15 vjeç, Fonseca nuk po shkel ligjin,m shkruajnë mediat.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë