KOPENHAGË, 27 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt kërkoi sot zgjedhje të parakohshme parlamentare më 18 qershor, tre muaj para datës së përcaktuar, edhe pse sondazhet tregojnë se koalicioni i saj i qendrës së majtë në pushtet nuk është favorit për fitimin e tyre përballë së djathtës në opozitë.

"Danimarka është në rrugë të drejtë, pasi ne dolëm nga kriza. Është koha t'i pyesim danezët nëse duan ta mbajnë apo jo këtë drejtim", deklaroi Thorning-Schmidt.

Sondazhet tregojnë se koalicioni i socialdemokratëve është deri në tetë për qind pas opozitës së djathtë.

Mandati katërvjeçar i kryeministres daneze mbaron më 14 shtator./