Dansi modern nis me
“Ndeshje kulturash”

Dansi modern nis me<br />“Ndeshje kulturash”
DURRËS - Është çelur edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Dansit Modern në Durrës.

Trupa të kërcimit nga Italia, Norvegjia, Maqedonia, Kosova, Gjermania dhe trupa shqiptare e kompanisë “Albanian dance theatre” do të japin 10 shfaqje, jo vetëm në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, por edhe në ato të Tiranës e Korçës ku do të udhëtojnë artistët e kërcimit.

Ndonëse e ka cilësuar një vit të vështirë financiar, drejtori artistik i Festivalit, Gjergj Prevazi duke përshëndetur të pranishmit e shumtë në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar i ftoi ata të ndjekin shfaqjet që përcjellin mesazhe e ndjesi përmes gjuhës universale të trupit.
Shfaqja “Dasma” e kompanisë shqiptare të dansit ka çelur natën e parë të festivalit.

Gjatë këtij edicioni do të shfaqet premierë edhe spektakli “Ndeshje kulturash”, i cili do të realizohet përmes bashkëpunimit të artistes gjermane Katharina Machenka Horn me koreografin Gjergj Prevazi. Festivali mbyllet më 15 tetor.

(dh.h/shqiparja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…