SARANDE - Filmi më i ri i regjisorit, Leonard Bombaj, “Pijanecët e ajrit të egër”, ka revoltuar prindër e fëmijë në qytetin e Sarandës. Nxënësit e klasave 6-9 të dy shkollave 9-vjeçare publike të Sarandës, “9 Tetori” e “Adem Sheme”, kanë shkuar grupe-grupe ditën e premte në Kinoteatrin “Butrinti” të qytetit, për të ndjekur këtë film.
Shkak është bërë një udhëzim i Drejtorisë Arsimore të qytetit, që ka detyruar mësuesit e shkollës që të bëjnë listën e nxënësve duke u mbledhur nga 200 lekë të reja secilit për të parë filmin.
Kaq ka mjaftuar për të ngjallur revoltë tek nxënësit e më pas prindërit e tyre, ka qenë tematika e filmit, e papërshtatshme për fëmijë të moshës 12-16 vjeç, që ishin pjesë e sallës të kthyer në kinema. Sipas vetë fëmijëve, në film kishte skena seksuale, flitej për dashuri e tradhëti ndërkohë që më e rënda u konsiderua situata e përdhunimit apo përmendja e ilaçeve që shërbejnë si stimulantë seksualë.
Dega e Partisë Demokratike Sarandë, reagoi për këtë paraditen e së hënës përmes zëdhënëses, Matilda Vela. Në deklaratën për shtyp PD Sarandë theksoi se mbi nxënësit është ushtruar presion i pastër për të ndjekur një film jo edukativ, vetëm e vetëm për të plotësuar interesa të ngushta financiare të Zyrës Arsimore të Sarandës.
“Situata ku viktima janë fëmijë të mitur, është në vazhdën e veprimeve perverse të përsëritura, të nisura që në muajin gusht të një viti më parë, kur vetë sekretari i deputetit të Sarandës, ofroi vend pune në këmbim të favoreve seksuale nga një e mitur 14-vjeçare. Partia Demokratike dega Sarandë, i kërkon Ministrisë së Arsimit reagim të mënjehershëm deri në shkarkimin nga detyra të përgjegjësit të Zyrës Arsimore Sarandë, dhe drejtorët respektivë të shkollave “9 Tetori” e “Adem Sheme”, pasi me një udhëzim anti-ligjor kanë cënuar orarin mësimor, duke detyruar nxënësit të braktisin mësimin rreth orës 10.00 për të ndjekur një veprimtari jashtë programit mësimor, ndërkohë që i bën thirrje prokurorisë së rrethit Sarandë, të nisë menjëherë hetimet për çështjet në fjalë” përfundon deklarata e PD Sarandë.
MAS: Nuk është dhënë asnjë leje zyrtare për shfaqjen e këtij filmi
Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me këtë zhvillim. Në një reagim të kësaj ministrie theksohet se për filmi “Pijanecët e ajrit të egër” i regjisorit Leonard Bombaj, i shfaqur për dy shkolla 9-vjeçare në Sarandë, nuk është dhënë asnjë leje zyrtare për shfaqjen e këtij filmi. Ministria e Arsimit dhe Sportit theksohet se po verifikohet me hollësi e gjithë ngjarja.
Llanaj: Reagimi i PD është politik
I pyetur për këtë Astrit Llanaj, përgjegjës i zyrës arsimore Sarandë shprehet: “Ishim rrethi i 17-të që u përzgjodhëm për tú shfaqur filmi. Erdhi në zyrë regjisori i filmit dhe së bashku me të u shkua nëpër shkollat e qytetit dhe u caktua koha për nxënësit se kur do të shkonin në film. Nxënësit nuk u larguan nga mësimi ndërsa e ndoqën atë në orën e përcaktuar në programin e tyre të orës edukative. Ata janë shoqëruar në film edhe nga vetë mësuesit. Në film kanë shkuar nxënës të klasave nga e 7-a e lartë. Ishin adoleshentë që marrin edukatë seksuale në shkollë. Filmi ka qenë sipas referencave të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Unë nuk shkova në film, di që kanë shkuar adoleshentë, kanë shkuar me dëshirë, të organizuar dhe jo me dhunë. Ndoshta mund të ketë shkuar edhe ndonjë tjetër që nuk kishte moshën e duhur, por unë nuk do të bëja rojën për të parë se kush do të shkonte. Filmi flet për një grup të rinjsh në udhëkryqet e tyre. Nuk jam në mbrojtje të filmit por ne mund të bëjmë edhe oponencë të tij duke e diskutuar atë me nxënësit. Reagimi i PD dega Sarandë është politik.”
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com