/ATSH/-Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu mori pjesë në Forumin e dytë ballkanik për Bashkëpunim Rajonal, i cili u mbajt në Selanik, Greqi si dhe në konferencën "Investimet dhe Zhvillimi i Komunave 2015?, e cila u organizua nën patronazhin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e mbështetur nga Qyteti i Zagrebit.
Mbi 60 udhëheqës nga Ballkani morën pjesë në Forumin e dytë ballkanik për Bashkëpunim Rajonal ku u shqyrtuan avantazhet krahasuese te rajonit, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit rajonal.
Nënkryetari Sejdiu foli lidhur me zhbllokimin e potencialit lokal për t'i vënë në lëvizje ndryshimet rajonale.
Ndërsa, në konferencën "Investimet dhe Zhvillimi i Komunave 2015", u diskutuan sfidat më të mëdha në zhvillimin e qyteteve në rrethanat aktuale ekonomike, si dhe u vendos edhe për takime të tjera të këtij formati.
Krye-temë ë kësaj konference ishte shtjellimi i alternativave se si kryeqytetet e rajonit mund të tërheqin investitorë, dhe si mund të realizohet një menaxhim efektiv i resurseve lokale krahas nevojave për zhvillim te qëndrueshëm./kosovapress/
/Shqiptarja.com