KORCE - Pika turistike e Dardhës mbetet një nga destinacionet ë të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. E ndodhur në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, me një klimë të larmishme, e bekuar nga bukuritë natyrore që mbart dhe gatimet tradicionale të zonës, këto janë atraksionet për dhjetra turistë të cilët fundjavën preferojnë ta kalojnë në Dardhë.
Të mahnitur nga gjithçka që ky fshat piktoresk ofron për mysafirët , ajo ç’ka e bën më të veçantë fundjavën mbetet edhe ushtrimi i sporteve që ofron turizmi malor.
Pista e skive është pushtuar nga dhjetëra të rinj të cilët pohojnë se ndjehen të mahnitur jo vetëm nga bukuritë natyrorë, por edhe nga shërbimet që ofron fshati i Dardhës.
Edhe turistët e huaj ndjehen si në shtëpinë e tyre në Dardhë, kjo falë mikpritjes së dardharëve e dashurisë që ata i falin kujtdo që mbërrin në fshatin e tyre.
“Vij nga Strasburgu dhe në Shqipëri gjeta vende shumë të bukura dhe të këndshme si ky këtu. Po edhe ushqimi është shumë i shijshëm dhe i veçantë,”- thotë një turist.
Të jetosh në Dardhë mund të konsiderohet një bekim, siç pohojnë banorët e zonës, por edhe ta vizitosh Dardhën, është një kënaqësi e vërtetë, që duhet provuar të paktën një herë në jetë.
Turistët që vijnë në Dardhë, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës, janë të mbushura edhe me një shtresë bari.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO