Darka e burrave, Salianji konfirmon versionin e Dakos (VIDEO)

Pak ditë më parë Zëri i Amerikës dhe BIRN publikuan përgjime të reja, që janë pjesë e dosjes 339/1, ku po hetohet për krim elektoral në disa qytete të vendit, ndërsa përmendet edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako (lexo ketu). Sipas materialit të publikuar, përgjimet tregojnë se dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli kanë drekuar të paktën dy herë me Dakon në fillim të vitit 2017.

Mbrëmë në 'Open', kryebashkiaku Dako u shpreh se dreka dhe darka ha përditë me njerëz në nevojë, grupe interesi, apo ata që kanë nevojë të takohen me atë. "Dreka e darka unë ha përditë me njerëz në nevojë, grupe interesi, ata që kanë nevojë të takohen me mua. Në rastin konkret kam qenë i ftuar nga vëllezërit pronarë të atij hoteli, së bashku edhe me disa të tjerë. Fati im i keq, që të ftuar kanë qenë edhe këta emra që përmendni ju, në një ngjarje të vitit 2017.

Unë s’kam qenë i përgjuar, të përgjuar kanë qenë ata. Unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë thonë ata, dikush mund edhe të mashtrojë për të fituar besueshmëri. Unë nuk mbaj mend që të ketë qenë i ulur në tavolinë Altin Avdyli. Në tavolinë kam qenë me shumë persona, sepse drekat e darkat i kemi pjesë të punës sonë të përditshme, për përurime, festa lokale, bamirësira, apo edhe aktivitete politike. Unë kam qenë i ftuar në atë drekë, ndërkohë që nuk mbaj unë përgjegjësi nëse kanë precedentë penalë të ftuarit e tjerë apo jo" tha ai.

Ndërkohë ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar një video në rrjetet sociale nga një darkë festive, ku të pranishëm mes shumë personave janë Vangjush Dako, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela dhe deputeti socialist Jurgis Çyrbja. Videoja konfirmon kështu versionin e Dakos, i cili tha se qenë pjesë e disa darkave apo drekave të ndryshme, ndërsa shtoi se 'nuk mbaj unë përgjegjësi nëse kanë precedentë penalë të ftuarit e tjerë apo jo'.

Ndërsa deputeti demokrat Salianji shkruan 'Hareja e krimit! Triumfi i së keqes! Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve. Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë".

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 01/02/2019 19:02

    Salianji eshte bo si ato fuksat e kohes se oartise se punes . E cfar rendesue ka se Gjushi , Cela apo Cyrbja jane nje dreje dhe aty marrin pjese dge njerez me penalitet . Gjushi nuk mun te rri tek dera dhe te bij sekeksionimin . Ai eshte i zgjedhur nga populli dhe do rri ne popullin , kurse ty ir Salianj fuksi nuk te vhen mheri se he tip i neveritsgem , tip babale

    Përgjigju
  • geri: 01/02/2019 16:32

    sa shume kokepatate paska ky "eventi" :P

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë