Darka e ngjalave
Ishte i revoltuar Edi Rama ndërsa dilte nga takimi me Ilir Metën në Sheraton. Jo me Metën, me të tjerët, me ata që e mbështetën në 21 janar për të protestuar me gurë e me shkopinj për rrëzimin e Ilir Metës pas publikimit të kasetës – skandal të regjistruar nga Dritan Prifti
TIRANE- Ishte i revoltuar Edi Rama ndërsa dilte nga takimi me Ilir Metën në Sheraton. Jo me Metën, me të tjerët, me ata që e mbështetën në 21 janar për të protestuar me gurë e me shkopinj për rrëzimin e Ilir Metës pas publikimit të kasetës – skandal të regjistruar nga Dritan Prifti. Ishte i revoltuar me ata që e besuan kur deklaronte deri 2 muaj më parë se nuk do të bënte kurrë koalicion me Ilir Metën, me ata që protestuan për vendimin e Gjykatës së Lartë që e shpalli të pafajshëm. Dhe e shprehu këtë revoltë duke kërkuar nëpër kamerat e televizioneve sytë e të pakënaqurve apo të zhgënjyerve nga ky ndryshim i papritur, që ishte paralajmëruar nga Shqiptarja.com në titullin kryesor që në agim të ditës së martë. Shqiptarja, duke dekonspiruar darkën në Gjirin e Lalzit, prishi axhendën e Ramës, Metës dhe grupit parlamentar të PS. Deputetët socialistë, si gjithmonë të painformuar, prisnin mbledhjen në mesditë, kur u njoftuan se ishte shtyrë pa afat. Takimi me Metën, i plani kuar gjatë javës, ishte afruar në orën 12.00 të ditës së martë. Ishin dekonspiruar. Me këtë ndryshim të beftë të axhendës, Rama konfirmoi takimin e fshehtë në vilën e Gjirit të Lalzit, në vilën që e ka denoncuar me gojën e vetë nga foltorja e Partisë Socialiste. Atëmot Meta e ftoi tek vila të hante ndonjë ngjalë, por Rama nuk iu përgjigj ftesës së hidhur, por as foli më për vilën. Pas 2 vjetësh u fut ngjala në menunë e kryetarit të PS. Arsyeja kryesore sipas Ramës është presidenti. Ai e njoftoi grupin parlamentar pas takimit me Nanon se do të takohet me Berishën dhe Metën, por edhe me partitë e tjera për të diskutuar çështjen e presidentit konsensual. Grupi nuk foli si gjithmonë, Kjo u quajt leje sipas kodit të ri të komunikimit. Dhe ja, erdhi takimi me Metën. “Kush çuditet apo mllefoset nga takimi im i sotëm me Ilir Metën, i them se kur flasim për dialog, ka dialog edhe me kundërshtarët”, tha kryetari i opozitës menjëherë pas takimit, pa e pyetur njeri. Në fakt atë e pyetën për darkën në gjirin e Lalzit, por ai u përgjigj vetëm për atë që nuk u pyet. Sepse po të përgjigjej për atë që u pyet, duhej të sqaronte a është Meta kundërshtar pas darkës, apo çfarë është vendosur në darkën e ngjalave. Kjo mungesë transparence dhe sinqeriteti i hap rrugën hipotezave të tjera që duken më pranë të vërtetës.
Nuk është konsensusi, por diversioni për presidentin që e ka çuar Ramën tek Meta. Prova e parë u bë në 12 prill me kandidaturën e Vishës.Një proçes konsensual, i shpallur publikisht dhe i mbështetur nga brenda dhe jashtë opozitës, nuk kishte pse të diskutohej në një darkë të fshehtë.Vilat dhe kafenetë kanë zëvendësuar gjithmonë zyrat për të majtët, në luftrat e vogla që i kanë ndarë apo bashkuar që nga viti 1999. Pas takimit të fshehtë, diskutohet për një kandidaturë të re për president, në injorim të konsensusit. Një kandidaturë që të sfidojë maxhorancën, që mund të jetë nga LSI, apo homolog i Ardian Vishës që mund të marrë edhe vota nga aleatët e PD dhe ndoshta edhe brenda PD-së. Nano nuk është pjesë e këtij plani, prandaj nuk ishte aty. Prandaj, megjithëse e përshëndeti takimin, vlerësoi rëndsinë e Berishës në procesin konsensual. E vlerësoi për t’i paralajmruar se as ai dhe as kryeministri nuk mund të nënvleftësohen në këtë proces.
Në vitin 2007 ishte pothuajse e njëjta panoramë, me të njëjtët protagonistë, por me kushtetutë tjetër. Presidenti donte 84 vota që nuk i kishte askush. Rama nuk zgjodhi Nanon, ndërsa i dha bekimin Metës, Ndokës dhe Mediut të negocionin për presidentin. Rezultati ishte i favorshëm vetëm për Berishën, pasi Nano u la jashtë nga Rama dhe nxorri ushtrinë e hakmarrjes në votim. Sot Berisha, më shumë se 71 votat, vuan presionin ndërkombëtar për presidentin konsensual. Fyle kërkoi që presidenti të zgjidhet në frymën e kushtetutës dhe të përfaqësojë unitetin e kombit. Nuk ishte këshillë. Por, nëse kushti i sjell nga Brukseli deri në Parlament, do të injorohet nga opozita, atëherë puna e Berishës është vetëm të ruajë votat që teorikisht i ka. Meta, edhe pas takimit në Sheraton, konfirmoi marrëveshjen me PD për qeverisje deri në vitin 2013, ndaj pakti i fshehtë Rama – Meta, më shumë rrezikon t’i garantojë Berishës një president të maxhorancës se të krijoj një maxhorancë të re.
Nëse Rama vërtetë do të kërkonte një marrëveshje afatgjatë që do të përdorte zgjedhjen e presidentit për bashkimin e së majtës, mund ta bënte këtë me Nanon, duke rrezikuar më pak prishjen e imazhit dhe flopin që i kanë ofruar Berisha dhe Meta në marrëveshjet e mëparshme. Nano i ka po aq sa Meta mundësitë të thyejë maxhorancën, por edhe nëse nuk do e thyente, ai do të shndërrohej në një aleat të fortë të Ramës për zgjedhjet e vitit që vjen, për t’i dhënë një shpresë të madhe bashkimit të së majtës që do të thotë rikthim në pushtet. Ky ka qenë argument i deputetëve socialistë që e kanë mbështetur kandidaturën e Nanos dhe që i kanë kërkuar Ramës të bëjë të njëjtën gjë duke tejkaluar komplekset dhe historinë. Por Rama është më i gatshëm të tejkalojë komplekset dhe historinë me Ilir Metën. Ata janë shtrënguar në prehërin e nëjri –tjetrit sa herë është shfaqur Nano. Këtë po bëjnë edhe tani, megjithëse Nano nuk u shfaq si kërcënim për Ramën, që konfirmoi se vuan nga Nanofobia e pashërueshme. Ndërsa marrja e presidentit nuk ka qenë ndonjëherë objektiv i Ramës, marrja e pushtetit është detyrim për të pas 8 vjetësh opozitë. Faktet kanë treguar që fobitë e Ramës i kanë kushtuar shtrenjtë së majtës.
(Shkrimi u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.4%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2849
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58
-
Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve i paqartë, grupet gënjejnë
26 Nëntor, 13:52
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit
26 Nëntor, 13:39
-
E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë
26 Nëntor, 13:39
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë
26 Nëntor, 13:06
-
VIDEO/ Dalin pamjet e rënda të sherrit mes të rinjve te 'Qyteti Studenti', 20 vjeçari mori tre goditje me thikë
26 Nëntor, 13:06
-
SKEDA/ Si u vra Bledar Muça në Belgjikë më 2022, SPAK: Grupi i Suel Çelës siguroi kushtet për vrasjen! Krahu i djathtë i Florenc Çapjas i shpëtoi dy atentateve
26 Nëntor, 13:03
-
DigitAlb Black Week: Java e fundit e Nëntorit vjen me ulje deri në 40%!
26 Nëntor, 13:00