Darka me Kirillin/ Të pranishme Kryemadhi me vajzat dhe Kumbaro, Meta: Të ndërtojmë të ardhme më të mirë bashkë!

Darka me Kirillin/ Të pranishme Kryemadhi me vajzat dhe Kumbaro, Meta: Të ndërtojmë të ardhme më të mirë bashkë!

Darka e sotme ne Pallatin e Brigadave ne Tirane

Presidenti i Republikës Ilir Meta së bashku me gruan e tij Monika Kryemadhi dhe dy vajzat e tyre Borën dhe Erën, mikpritën sonte me një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave në Tiranë Patriakun e Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill me rastin e vizitës së tij në Shqipëri.

Presidenca ka përdorur termat “Shenjtëria e tij” për Kirillin dhe e ka konsideruar si një “vizitë historike” atë të Kirillit në Tiranë.

Në këtë darkë ishin të pranishëm krerët e institucioneve fetare kryesore në vend, si dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Duke iu drejtuar Kirillit dhe delegacionit të Patriarkanës së Kishës Ortodokse të Rusisë, dhe Kryepeshkopit Anastas e peshkopëve të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, krerëve të bashkësive fetare në Shqipëri, Nuncit Apostolik Imzot Brown, Ambasadorit të Federatës Ruse Karpushin, krerë institucionesh dhe të ftuarve të tjerë, Presidenti i Republikës u shpreh:

Fort Shenjtëria Juaj, Patriark i Moskës dhe të gjithë Rusisë! Mirë se keni ardhur në Shqipëri! Ju uroj qëndrim sa më të këndshëm dhe përmbushje me sukses të misionit tuaj shpirtëror, atë të paqes dhe të solidaritetit, në vendin tonë! Fortlumturia Juaj, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë! Të nderuar krerë të bashkësive fetare në vendin tonë! Hirësitë Tuaja! Zonja Ministre e Kulturës, Shkëlqesi Ambasadorë! Të nderuar zonja dhe zotërinj! Jam shumë i gëzuar të jem sonte mikpritësi juaj në këtë darkë solemne për nder të një ftuari të veçantë, Patriarkut të Moskës dhe të Gjithë Rusisë. Vizita Juaj në tokën shqiptare përkon me 97-vjetorin e shpalljes së autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë si dhe me 81-vjetorin e njohjes kanonike të saj në prill të vitit 1937. Një vepër historike që kapërcen kufijtë e besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë, një ngjarje shumë e rëndësishme kombëtare. Kjo mëvetësi u fitua me shumë mund, përkushtim, e sakrifica. Falë dashurisë, urtësisë, falë forcës së besimit të madh tek feja, Atdheu dhe Zoti misionarët dhe martirët shqiptarë të fesë e fituan këtë betejë të mundimshme.

Ne u mbetemi përjetësisht mirënjohës atyre.

Gjej rastin të çmoj lart figurën e ndritur të Kryepeshkopit Anastas, këtij bariu të nderuar të besimtarëve ortodoksë në Shqipëri.

Kontributi dhe përkushtimi i tij ndër vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe arsimimit dhe përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë, që kanë kontribuuar në lartësimin e besimit dhe përhapjen edhe jashtë Shqipërisë, të vlerave të patjetërsueshme të harmonisë dhe tolerancës fetare mes shqiptarëve.

E paharrueshme është vepra Juaj Fortlumturi për të shëruar dhimbjen e thellë të shqiptarëve të Kosovës të dëbuar nga dhuna dhe lufta atje në vitet 98-99.

Emri dhe personaliteti i tij kanë bërë që Kisha Autoqefale e Shqipërisë dhe besimi ortodoks shqiptar të njihet, të vlerësohet e respektohet anë e kënd botës.

Vizita e Shenjtërisë suaj në Tiranë është prova e gjallë e kontributit të Tij të pazëvendësueshëm, për të cilin i jemi shumë mirënjohës.

Fort i nderuar, Shenjtëria Juaj, Patriark i Moskës dhe të gjithë Rusisë!

Fatkeqësisht edhe Kisha Ortodokse ruse ka kapërcyer përgjatë shekullit të kaluar vështirësi, peripeci dhe me shumë sakrifica ka mundur të ringrihet e të jetë ajo që është sot. Edhe vetë familjes suaj i është dashur të sakrifikojë nga besimi tek Zoti.

Mundimet dhe sakrificat e përbashkëta në të kaluarën janë një mësim i madh për të ndërtuar bashkërisht një të ardhme më të mirë në dobi të njeriut, të shoqërisë, të paqes, solidaritetit dhe në shërbim të Zotit.

Unë jam besimplotë se vizita Juaj do t’i shërbejë këtij misioni universal, falë përvojës, urtësisë, fuqisë shpirtërore dhe ndjenjës së solidaritetit që ju po përcillni në Shqipëri.

Jetojmë në kohë të vështira të përmbysjeve sociale dhe të transformimeve të vrullshme të teknologjisë dhe komunikimit, të cilat sfidojnë çdo ditë individin, familjen, shoqëritë, qeveritë, shtetet dhe institucionet fetare.

Gjuha e urrejtjes, e dhunës, veprimet intolerante, shfaqjet e diskriminimit e paragjykimet fetare e etnike, terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet dhe luftërat me pasoja të rënda humanitare janë sot rreziku më i madh për njerëzimin.

Ilir Meta, president i Shqipërisë

Patriarku rus Kirill mban fjalën

Ndërsa Patriarku i Moskës dhe Rusisë, Kirill në përshëndetjen me këtë rast, vuri në dukje:

Shkëlqesia Juaj, fort i nderuar zoti President!

Fortlumturia Juaj, Kryepiskopi Anastas i dashur në Zotin!

Hirësitë Tuaja!

Të dashur etër, vëllezër dhe motra,

Zonja dhe zotërinj!

Dëshiroj të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata që Presidenti i Shqipërisë i ka mbledhur në këtë darkë solemne. Për mua është një nder i madh të ndaj këtë tryezë bashkë me Ju, zoti President, dhe me të gjithë mysafirët. Tani që ndodhem në tokën shqiptare, nuk resht së admiruari mikpritjen dhe zemërgjerësinë e popullit shqiptar.

Kjo është vizita e parë në histori e Primatit të Kishës Orthodhokse Ruse në Shqipëri. Megjithatë, Kishat Orthodhokse të Rusisë dhe Shqipërisë kanë tradita shumëvjeçare të marrëdhënieve më të mira. Kishat tona jo vetëm ndajnë besimin e përbashkët dhe kanë përjetuar përvoja të ngjashme të persekutimeve të ashpra në shekullin XX, por gjithashtu mbajnë qëndrime të përbashkëta për sa u përket çështjeve kryesore të ditëve të sotme, duke demonstruar unitetin e Orthodhoksisë. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas mbetet gjithmonë një mik i dashur dhe i shtrenjtë në Rusi.

Ringritja e jetës fetare në Shqipëri po jep fryte të mira dhe të çmuara për të gjithë shoqërinë shqiptare. Epoka e ateizmit të dhunshëm dhe përndjekjeve masive kundër fesë nuk arriti ta thyente shpirtin e popujve tanë, të cilët edhe sot e kësaj dite po i tregojnë të gjithë botës përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj vlerave tradicionale, si edhe bashkëjetesën fetare.

Më vjen mirë të vë në dukje nivelin e lartë të marrëdhënieve ndërmjet kishës dhe shtetit në Shqipëri, ku jo vetëm Kisha Orthodhokse, po edhe komunitete të tjera fetare janë partnerë të besueshëm të shtetit në kauzën për forcimin e moralit në shoqëri. Ky është parakushti i harmonisë mes njerëzve dhe mes grupeve të ndryshme shoqërore.

Ju uroj Juve, fort i nderuar zoti President, dhe të gjithë të pranishmëve fuqi të madhe shpirtërore dhe trupore, dhe suksese në çdo nismë të drejtë, ndërkohë që popullit shqiptar i uroj paqe dhe begati.

Patriarku Kirill

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/04/2018 10:35

    Nga historia dimë që Kozmaj ishte antishqiptar

    Përgjigju
    • Kafsha: 30/04/2018 11:41

      Kirilli bën mirë që paralelizon përndjekjen e klerit rus nga stalinizmi ashtu si dhe atij shqiptar nga enverostalinizmi, por ka një ndryshim të madh....nqse kleri rus u perndoq për arsye ideologjie që nga koha e revolucionit rus, ai shqiptar, në të njëjtën e pokë, u martirizua për të mbrojtur gjuhën shqipe nga zhdukja. Rusishten nuk u perpoq njeri ta zhdukte, dhe ky është një ndryshim i madh, pavarësisht paralelizmit.

    • Demi: 30/04/2018 10:48

      E di Kirilli me Janullën që ne jemi pasardhës të papa Kristo Negovanit dhe jo të Kozmait?

  • Ardi: 30/04/2018 10:15

    Shtepia e Shqiptarit eshte e Zotit dhe e Mikut. Sipas tradites, shqiptari e ka pasur zakon te mireprese cdo mysafir te huaj qe shkel ne token shqiptare dhe aq me teper kur behet fjale per nje personalitet ka te spikatur i skenes boterore fetare.

    Përgjigju
  • Maks: 30/04/2018 07:44

    Fjalen e ketij prifti rus duhet ta kundershtojn historianet sepse shen kozmai bente propogand anti shqiptare ai donte dhe e bente meshat ne gjuhen greke prandaj zoterinj historian mbroni historin e vendit ton

    Përgjigju
  • Monika: 30/04/2018 03:09

    Pse ka Mete grua??!! Une e dija qe ka vetem vajza Sa familie e bukur!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • lesh e lija: 30/04/2018 00:38

    kush paguan per keto darka madheshtore qe hane derri e dosat Metaj?Meqe erdhi ky rusi beni mire te shkembeni nenshtetesite ju si familje.

    Përgjigju
  • Ilir meta: 30/04/2018 00:37

    Ilir meta i tha amerikes nese me bllokon vizen mu kam dalje nga rusia. Strateg i madh . Pune horash si gjithmome

    Përgjigju
  • I pervutshmi: 29/04/2018 21:57

    Ja kena pa hajrin Ruseve njihere.

    Përgjigju
    • Erald DelenxhiuE: 29/04/2018 23:17

      Shullazin nuk e pash në darkën e pritjes.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë