Darka në Athinë, Kurti: U thashë se deeskalimi ka ndodhur

Darka në Athinë, Kurti: U thashë se deeskalimi ka ndodhur

Në nisje të mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti informoi ministrat mbi atë çka kishte biseduar gjatë takimeve në Athinë, ku mori pjesë në darkën informacle të thirrur nga homologu Kyriakos Mitsotakis. Kurti tha se ua kishte bërë të qartë se s’ka alternativë tjetër përveç asaj të Kosovës në BE, ndërsa foli edhe për marrëdhëniet me Greqinë.

Kurti tha se kjo darkë për kosovën ishte një hap tjetër drejt avancimit të marrëdhënieve me Greqinë.

“Takimi në Athinë ishte një kontribut për një bashkëpunim rajonal”, tha Kurti.

Kurti tha se përshkallëzim të situatës në veri ka vetëm kur protestojnë serbët.

“Deeskalimi ka ndodhur, po respektojmë Bratislavën. Në darkë theksova se deeakalim ka vetëm kur sulmojnë serbët”, tha Kurti.

Sipas kreut të qeverisë, të gjitha shtetet që aspirojnë në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe fqinjësinë e mirë.

“Për fqinjësi të mirë, demokratike dhe evropiane është e domosdoshme njohja reciproke dejure dhe defacto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike sipas konventave evropiane”, ka thënë Kurti.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë

Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë