DASH, Kosovës dhe Serbisë: Jo arrestime dhe kërcënime

DASH, Kosovës dhe Serbisë: Jo arrestime dhe kërcënime
Departamenti amerikan i Shtetit reagon ndaj arrestimeve të ditëve të fundit nga autoritetet e Kosovës dhe Sërbisë të shtetasve të njeri tjetrit. 
Departamenti i Shtetit shpreh shqetësimin lidhur me deklartat e disa zyrtarëve, të cilët kanë bërë tërthorazi kërcënime se arrestimet janë reciproke ose hakmarrëse.

Si për të gjithë vëndet që aspirojnë të anëtarësohen në strukturat euro-atlantike, thekson Departamenti i Shtetit, ne presim si nga Serbia ashtu edhe Kosova të respektojnë shtetin ligjor dhe të mos bëjnë deklarata, apo të kryejnë veprime që shkaktojnë ngritjen e tensioneve.

Ne e kuptojmë, thuhet më tej në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit, se Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë ka ofruar të krijojë kushtet për dy shtetësinë në Kosovë në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. 
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që qeveria e Kosovës, përfundon Departamenti i Shtetit, e cila ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar një ndërmjetësim të tillë, dhe qeveria e Serbisë e pranojnë këtë ofertë sa më parë që të jetë e mundur. 

Poashtu, edhe Human Rights Watch (HRW) reagon ndaj arrestimeve. Serbia duhet menjëher ti lirojë dy shqiptarët e arrestuar më 28 mars, si reagim pas katër serbëve të arrestuar në Kosovë. Ky është paralajmërimi i organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch. Po ashtu, HRW ka kërkuar që edhe Kosova të rishqyrtoj statusin e serbëve të arrestuar.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet