DASH: Kosova e Serbia të krijojnë klimë për pajtim, marrëveshjet të zbatohen pa vonesa

DASH: Kosova e Serbia të krijojnë klimë për pajtim, marrëveshjet të zbatohen pa vonesa

Takimi i Kurtit dhe Vuçiç me Lajçak dhe Borrel

Pas rikthimit të qetësisë në veri të Kosovës, Washingtoni kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve të tyre për të krijuar një ambient për dialog mes palëve. Gjithashtu në mënyrë të prerë implementimin e marrëveshjeve të procesit të dialogut duke thënë se duhet të ndodhë plotësisht dhe pa vonesa. SHBA javëve të fundit është duke insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që sipas tyre do të adresonte të drejtat kolektive të këtij komuniteti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur zhbllokikimin e veriut të Kosovës nga barrikadat dhe rikthimin në funksion të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë ekskluzivisht për Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit të pyetur për pritjet e Washingtonit për procesin e dialogut tashmë që situata është qetesuar.

“Ne mirëpresim lajmet për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe rihapjen e pikave kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë për Express ky zëdhënës i DASH.

Amerikanët tashmë presin që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve për të nxitur krijimin e një mjedisi të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit në përgjigjen e dhënë për Express kanë treguar edhe pritjen e tyre sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit nga palët, e ku një ndër to është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Amerikanët kërkojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut duhet të implementohen plotësisht dhe pa vonesa.

“Të gjitha detyrimet e Dialogut duhet të zbatohen plotësisht pa vonesë.”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Express.

Për të çuar palët drejt rinisjes së dialogut, në Prishtinë dhe Beograd gjatë këtij muaji pritet që të zbarkojnë këshilltarët kryesorë të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Edhe një nga njerëzit më të afërt të Sekretarit Amerikan, Derek Chollet ka paralajmëruar se gjatë pjesës së parë të këtij viti do të vizitojë Kosovën./Express

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!