Prej mëngjesit Jonathan Moore zhvilloi një sërë takimesh në përpjekje për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës në KQZ. Moore takoi Ramën, Selamin, Kryeministrin Berisha, Ilir Metën dhe kreun e Gjykatës së Lartë
Gjatë paradites Moore zhvilloi takime të veçanta me kreun e PS-së Edi Rama dhe më pas (në mesditë) me Eduard Selamin, kandidatin e PD-së në Librazhd. Në orën 14: 20 takoi kryeministrin Berisha, më pas takimet vazhduan me Zaganjorin dhe Ilir Metën.
FIllimisht Moore u takua me kreun e PS-së Edi Rama. Takimi i nisur nga ora 08:30 zgjati për gati një orë dhe pas tij, Moore shprehu mbështjetjen ndaj ambasadorit Arvizu duke nënvizuar se ai përcjell mesazhin e Washingtonit për një proces zgjedhor të saktë e të pranuar nga të gjithë. Në të gjitha takimet Moore ishte i shoqëruar nga ambasadori Arvizu.
Moore vuri në dukje se SHBA do të ndjekin nga afër të gjithë procesin si para ashtu edhe pas zgjedhjeve duke bërë thirrje dhe shprehur besimin se të gjithë palët do të mbajnë parasysh interesat më të mira të popullit shqiptar, të respektojnë ligjin dhe të njohin rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se procesi zgjedhor është i një rëndësie të veçantë.
Takimi në selinë PS-së nisi në orën 08:30 dhe përfundoi në orën 09:30. Pas takimit gazetarët i morën një prononcim zyrtarit të lartë amerikan.
Pyetje: A i propozuat ndonjë zgjidhje për KQZ zotit Rama?
Moore - "Ju faleminderit për pyetjen. Ky është vetëm takimi i parë dhe gjatë kësaj vizite unë do të kem takime me njerëz sot dhe nesër. Jam i kënaqur nga takimi me zotin rama. Pres me padurim të takoj kryeministrin, të takoj dhe zotin Meta.Do të bëj një vizitë dhe në Durrës dhe në fund do të kem më shumë për të thënë. Në këtë pikë, jam vetëm në fillim të vizitës."
Pyetje: A shpresoni për marrëveshje për KQZ?
Moore - "Sigursht që ne na pëlqen të shohim, siç e kemi thënë shumë herë më parë, siç e ka bërë të qartë edhe Ambasadori Arvizu, duam të sigurohemi që njerëzit të kenë besim te procesi elektoral, te institucionet dhe në rezultatin e zgjedhjeve. Por siç e thashë, unë sapo e nisa vizitën time këtu. E vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të qenë këtu në Shqipëri dhe do të kem më shumë për të thënë nesër, pasi të kem përfunduar vizitën time nesër në mbrëmje."
(Foto: Rama me Moore, sot paradite ne PS)
RIKTHIMI I MOORE NE TIRANEPas takimit me Jonathan Moore e me Dhomen Amerikane te Tregtise,dy momente shume te mira,jam rruges per Korce,Devoll e Pogradec #RILINDJE
— Edi Rama (@ediramaal) May 28, 2013
Moore zbriti dje në Tiranë dhe rikthehet, pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit, e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Prej 26 majit kryeministri ashpërsoi gjuhën ndaj ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, në kuadër të kërkesës së tij për riformatimin KQZ-së në seancën e radhës së Parlamentit e cila pritet të mblidhet të enjten. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Elbasan, kryeministri i bëri të qartë ambasadorit se askush nuk ka mandat dhe të drejtë të interpretojë ligjet e një vendi tjetër. Ndërkohë që dje nga Shkodra Berisha tregoi qartë se në kontaktet e tij me SHBA ai po shmang ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
VIZITA E MOORE U NJOFTUA ME 24 MAJ
Lajmi për vizitën e tij u bë e ditur nga Zëri i Amerikës, të njëjtën ditë (24 maj) kur ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu u bëri thirrje palëve politike të përpiqen të konstituojnë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve seancën kur ishte njoftuar votimi i ligjeve dhe reformave të kërkuara nga Brukseli.
Lajmi i përditësuar
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)