DASH postim për Dumanin: Një nga 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit, me integritet, kurajo dhe profesionalizëm!
Postimi në rrjetin X i DASH për Altin Dumanin
Postimi në rrjetin X i DASH për Altin Dumanin
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi sot Altin Dumanin si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.
Ishte vetë Sekretari i Shtetit Anthony Blinken që e bëri shpalljen sot (9 Dhjetor), teksa ndau edhe dekoratat, duke ia dorëzuar edhe kreut të SPAK. Ai vlerësoi punën e tij dhe të Prokurorisë së Posaçme, si të jashtëzakonshme.
Pak pas ceremonisë, DASH postoi në faqen në rrjetin social X, edhe një foto-portret me dekorimin e Dumanit (sikurse edhe për 9 të tjerët), ku ngriti lart vlerat e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.
Në postim theksohet:
“Urime Altin Dumanit për shpalljen si një nga 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit, si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar, me integritet, profesionalizëm dhe kurajo”, thuhet në këtë postim.
Lajmi kryesor:
SHBA shpall Altin Dumanin kampionin e luftës kundër korrupsionit! Blinken: Goditi politikanë të lartë, një nga njerëzit më të besueshëm!
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.8%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3595
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Vit i ri zakon i vjetër, Lionel Messi shënon me Inter Miamin! Polemika gjatë ndeshjes
19 Janar, 22:06
-
SHBA/ Trump nxiton për shpëtimin e TikTok, rrjeti rikthehet në funksionim: Dekreti për të bllokuar ndalimin të hënën
19 Janar, 20:15
-
Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda
19 Janar, 20:01
-
Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit
19 Janar, 18:55
-
Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve
19 Janar, 17:50
-
Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?
19 Janar, 17:41
-
Ben Blushi: Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
19 Janar, 17:04
-
Trump rikthehet nesër në Shtëpinë e Bardhë, ceremonia e inaugurimit brenda Kapitol si Regan para 40 vitesh! Do betohet me Biblën e nënës së tij
19 Janar, 09:44
-
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë
19 Janar, 09:00
-
TikTok mbyllet në SHBA! Mesazhi për përdoruesit: Për fat të mirë vjen Trump (që ka gati një urdhër presidencial për të shtyrë bllokimin)
19 Janar, 07:37
-
Pas 40 vjetësh, inaugurimi presidencial në SHBA bëhet brenda Kapitolit
18 Janar, 20:52
-
Osmani delegon një përfaqësi nga kabineti i saj në inaugurimin e Trump
18 Janar, 19:57