TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjithë akuzave që kanë ardhur nga opozita se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) se konfirmoi se korrupsioni është i përhapur në të gjithë degët e qeverisë. Në një reagim të shkurtër, Rama thotë se ky raport është i njëjtë me atë të një viti më parë, e që sipas tij nuk i reflekton as vetë arritjet e DASH i ka thënë gjatë vitit. Ajo që nuk kalohet pa u vënë re është etiketimi që Rama bën për opozitën, duke i quajtur " opozitëra", nisur nga fakti që PD-ja tani është e përçarë.  

"Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit", shkruan Rama.

Edhe për vitin 2021, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria u raportuan si problemet kyçe në raportin vjetor të DASH për Shqipërinë. Lidhur me këtë raport, reagime pati edhe nga kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit, konfirmoi atë që selia blu e thotë prej vitesh, që korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Për raportin e DASH reagoi edhe deputeti i Rithemelimit Flamur Noka, i cili u bëri thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë për të shporrur qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:28
Raporti i DASH/ Alibeaj: Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen! Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë

1649511683_1648069642alibeaj800x445.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së,ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me raportin e DASH. Sipas tij, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik.Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga “non grata”-t e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh.

Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për ti ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni. Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar. Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratorëve. Njerëzia ka zënë hundët, vetëm Rama ka zënë sytë!”