TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Duke përdorur shprehjen popullore “peshku qelbet nga koka”, Kryemadhi shkruan se do ishte përkufizimi shqip i raportit të DASH për vendin tonë.
Ajo thekson se raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.
“Peshku qelbet nga koka, do të ishte përkufizimi troç e shqip i raportit të DASH për Shqipërinë. E kam lexuar me shumë shqetësim çdo gjetje, që nga zgjedhjet me probleme, korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit edhe pas reformës në drejtësi, e deri tek kufizimi i lirive e të drejtave themelore. Përtej çdo justifikimi, raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve. E kuptueshme që qeveria e fasadave nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike, ndaj i ftoj të lexojnë edhe deklaratën e sotme që zyrtari i INL ka bërë në Tiranë për aferën e inceneratorëve dhe pastrimin e parave të pista në ekonominë e Rilindjes”, shkruan Kryemadhi.
Edhe për vitin 2021, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria u raportuan si problemet kyçe në raportin vjetor të DASH për Shqipërinë. Lidhur me këtë raport, reagime pati edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit, konfirmoi atë që selia blu e thotë prej vitesh, që korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Për raportin e DASH reagoi edhe deputeti i Rithemelimit Flamur Noka, i cili u bëri thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë për të shporrur qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.4%
-
Pak
80.8%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
29 Mars, 20:07
-
Rama: Ne duam që fëmijët kudo që ndodhen të mësojnë shqip, në javët në vijim do t'iu prezantojmë aplikacionin e gjuhës shqipe
29 Mars, 18:25
-
‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit
29 Mars, 18:09
-
Rama: Me pasaportën e BE-së, do merrni pensionet për punën që bëni këtu dhe fëmijët tuaj nuk do quhen më ‘student të huaj’
29 Mars, 18:08
-
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish
29 Mars, 17:54
-
Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite
29 Mars, 17:53
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)
29 Mars, 16:22
-
Rama: Më 11 maj votë masive, mandati i katërt për pasaportën e BE! T’i japim mesazhin e duhur Brukselit
29 Mars, 15:06
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë nga Greqia dhe Roma e lashtë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
29 Mars, 14:02
-
E plotë/ Edi Rama: Ja programi i PS për Shqipërinë 2030! Më 11 maj votë masive për integrimin në BE
29 Mars, 13:26