Dash Shehi kritika Ramës e Bashës: Të mos flasin pafundësisht! Bëhuni transparent dhe tregoni ku shkojnë paratë e marra borxh

Deputeti Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit foli me kritika kundrejt kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Luzlim Basha, për sa i përket diskutimit të tejzgjatur në Kuvend. Duke folur për emetimin e eurobondit, Shehi tha që qeveria të tregohet transparente dhe të tregojë ku shkojnë paratë e marra borxh.

‘Të them dhe unë nja dy fjalë për procedurë. Nuk mund t’u jap mend po një këshillë të vogël. Kemi gjithë mëngjesin këtu që kryetari i opozitës dhe kryeministri bëjnë replikë me njëri tjetrin. Po nuk duhet të jetë pafund, sepse kthehet në dialog, duhet vënë një kufi sepse kështu denatyralizohet parlamenti shqiptar.

Kështu që e mira është t’ua japim fjalën po jo të flasin pafundësisht. Njerëzit na kanë votuar 140 deputetë këtu. Për çfarë? Për të dhënë mendim. Jo për të fol 3 vetë. Kjo është sallë e të gjithë shqiptarëve, jo e 2 vetave. Kjo punë po teprohet javë për javë.

Në Shkodër është një fjalë e madhe që thotë: Lypa është e madhe po nuk të lë në baltë. Minimalisht kjo kërkon transperencë sepse po vazhdojmë të marrim e të marrim. Nëse vazhdojmë të marrim, borxhi do bëhet një faktor negativ permanent edhe tek buxheti. Në vend borxhli është peng në shumë gjëra. Nëse nuk e shlyen ekonomikisht, do e shlyejë nëpërmjet dorëzimit të sovranitetit.

Tani marrin nga 50 milionë e nuk marrin as mundimin të tregojnë se ku do të shkojnë këta para. Borxhi të jetë në gjendje të mbajë ekuilibrat mes valutës dhe monedhës vendase dhe ne ta dimë ku shkon. Ne u marrim borxh kalamajve tonë, jo investitorëve që janë në Amerikë e ku di unë. Në këtë princip duhet ta mendojmë. Kaq kisha unë, nuk po merrem me makroekonominë.’- tha Shehi.


Lajmi kryesor:

Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja