DASH: Zbatoni Vettingun dhe
luftoni korrupsionin në drejtësi

DASH: Zbatoni Vettingun dhe<br />luftoni korrupsionin në drejtësi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri duke i bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë reformën në drejtësi në mënyrë që të luftojnë korrupsionin, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave që vijnë nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Në raportin më të fundit të Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve ka gjithashtu një sërë kritikash përsa i përket trafikut të drogës dhe korrupsionit.

“Në korrik të vitit të kaluar, Shqipëria miratoi ndryshime thelbësore në kushtetutën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë, përfshirë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion dhe lidhjet me krimin e organizuar duke krijuar gjykata të pavarura dhe të monitoruara dhe zyra të posaccme për rastet e korrupsionit në nivel të lartë dhe krimin e organizuar. Shqipëria duhet ti implementojë në mënyrë efektive këto ligje që të rritet efikasiteti I policisë dhe prokurorëve të fokusuar në korrupsion, pastrim parash dhe krimi ekonomik”- thuhet në raport.

“Pavarësisht se ka patur disa raste të konfiskimesh për pastrim parashë, numri i hetimeve mbetet i ulët. Në mesin e vitit 2016, 4 raste të tilla u dërguan në gjykatë ndërsa u dënuan 7 persona. Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për të luftuar korrupsionin mes zyrtarëve por duhet të vazhdojë të adresojë korrupsionin në gjyqësor dhe prokurori”- thuhet në raport. 

“Shqipëria mbetet një vend me rrezik për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të lartë dhe institucioneve të dobëta ligjore e qeverisëse. Të ardhurat më të mëdha gjenerojnë nga krime si trafiku I drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore” – thuhet në raport.

Sipas DASH, Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme marijuana kryesisht drejt Europës ndërsa është vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane.

Në raport thuhet gjithashtu se vendi ynë është edhe portë kryesore e shpërndarjes së kokainës në Europë dhe madje shërben si bazë e operacioneve për organizatat kriminale rajonale, ku fitimet e jashtëligjshme pastrohen lehtësisht.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)