Dashamir Shehi: Katër pikat ku duhet të bashkohet opozita! Nga sistemi zgjedhor te raporti me ndërkombëtarët

Katër janë pikat që sipas Dashamir Shehit duhet të bashkojnë opozitën. Në “Frontline Interview” në Report Tv kreu i LZHK e nisi me listat e hapura e sistemin zgjedhor dhe e përfundoi me mbështetjen ndaj SPAK e përmirësimin e raporteve të opozitës me ndërkombëtarët.

“Të hapen listat dhe të hyjnë ata që i kalojnë 6 mijë vota... Mos e mbyll listën në mënyrë definitive siç kanë bërë deri sot. Të ndryshojmë sistemin zgjedhor komplet. Këtë sistem që e kanë bërë vetë disa prej këtyre që e kanë bërë vetë. E treta këtë drejtësinë e mirë e keqe do e lëmë të punojë. Unë e di fort mirë se ka influenca të forta politike sepse ua lamë ne.

Unë përsëri kam shpresë që edhe ato njerëz që ka vënë Edi Rama shumica, janë përsëri nën presionin e ndërkombëtarëve. Të amerikanëve në mënyrë specifike. Nuk po them që ti lavdërojmë por ti lëmë të pavarur, ky është koncepti bazë për shtet që drejtësia të jetë e pavarur. Do e lëmë të pavarur apo do e sulmojmë siç bëjnë përsëri. Teza e katërt, do të merremi vesh me komuniteti  ndërkombëtar që ti mbushim mendjen se opozita është një forcë serioze apo do rrimë ta atakojmë përditë”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Dash Shehi heq dorë nga bashkimi i opozitës, kundër Rithemelimit: Në zgjedhje do hyjmë vetëm! Boll me Berishën e Bashën, ftesë aleatëve për grup të ri


B.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI