Dashamir Shehi: Nuk ia
vlen komisioni i veshit

Dashamir Shehi: Nuk ia<br />vlen komisioni i veshit
TIRANE - Në një intetvistë për Shqiptarja.com, kreu i LZHK, Dashamir Shehi aleati i koalicionit të djathtë, flet për marrëveshjen e bërë me Berishën, mundësinë e tij në listat e PD, largimin e LSI si dhe raportin e DASH. Ai thekson se qeverisja ka patur probleme me sistemin gjyqësor dhe korrupsionin. Kërkon ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Ju keni pranuar të hyni në koalicion parazgjedhor me “Aleanca për për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim”. Cilat kanë qenë kushtet tuaja apo pikat kryesore të marrëveshjes suaj me kreun e mazhorancës?
Kjo ka qenë një marrëveshje pricipe, që do të hyjmë të gjthë në koalicion, i cili do të sjellë dhe maksimalizimin e votës së djathtë. Së dyti, ne si LZHK kemi mundësi të fitojmë mandate deputetësh duke qenë në koalicion sesa kur kemi qenë vetëm që na duheshin rreth 20 mijë vota për tu përfaqësuar në Parlament, kjo sipas kodit.

Sot me rreth 6 mijë vota ne mund të fitojmë në Tiranë deputet. Ky është një avantazh për ne. Do të kemi edhe një klimë bashkëpunimi për komisionerë dhe vëzhgues në zgjedhje, që do të sjellë dha sigurinë e votës. Idja e të qenurit bashkë sigurisht që krijon një sienergji që do të bëjë të mundur të rritet numri i votave, ku LZHK do të marrë dhe deputetë.

Gara do të jetë në të gjitha qarqet e mëdha, por sistemi është i tillë që jo të gjitha partitë mund të fitojnë në qarqe të caktuara. Në Tiranë beteja do të jetë më e madhe dhe më e ashpër për votën.

Do te jeni ju në listat e PD si kandiadat për deputet?
Unë do të jem në krye të LZHK në Tiranë dhe në qarqe të tjera. Përsa i përket mandateve për një listë të përfolur për deputet, ende nuk kam një përgjigje për të dhënë, pasi kjo është kompetencë e kreut të koalicionit.

Ne kemi ngritur pretendimin se duam të trajtohemi të barabartë me të gjitha ato partitë që kanë marrë vota sa ne. Unë nuk kam qenë kundër idesë që të garonim vetëm, por koalicioni është më garantues. Deri më sot vendim zyrtar për listat nuk ka.

Kjo do të vendoset brenda afatit, unë nuk kam bërë asnjë negociat paraprake përsa i përket të qenurit në listë. Unë di vetëm që do të kryesojë listën e LZHK. Nëse do të ketë një listë e përbashkët për aleatët, e mirëpritur qoftë ajo.

Si do të hyjë mazhoranca në zgjedhje me një KQZ me 4 anëtarë, ku përkatësisht janë pikërisht anëtarët e propozuar nga vetë kjo mazhorancë në Parlament?
Kjo mund të shikohet në dy aspekte. Së pari: A kryen funksionin e duhur një KQZ jme 4 anëtarë? Unë gjykoj se në këtë rast është një KQZ që çalon dhe që duhet zgjidhur. Kjo jo vetëm për seriozitetin e zgjedhjeve, por dhe opinionin ndërkombëtar.

A fiton mazhoranca? Kjo i bie që ne t`i fitojmë zgjedhjet në tavolinë, por unë gjykoj se mazhoranca e sotme, shtuar disa forca si LZHK, PDK apo dhe individë e ka akoma kapacitetin dhe inercinë politike për të marrë një mandat tjetër.

Opozita ndihet më e bashkuar tashmë me LSI, nuk i frikësoheni kësaj?
Ky është nderi më i madh që iu bë qendrës së djahthë. Opozita me këtë i mbylli derën vetes, i lidhi duart duke shfrytëzuar hapësirat opozitare, sepse ky është një bashkim pak i çuditshëm.

Një “martesë për pushtet” e konsideroi ministri Ruli...
Paska gjetur batutën që duhet për këtë koalicion. Unë e përsëris edhe një herë se largimi i LSI na ka bërë nderin më të madh. I dha një valë normaliteti qendrës së djathtë, e cila të themi të drejtën në këtë qeverisje nuk është se ka shkëlqyer.

Së dyti kjo i dha një hapsirë mazhorancës që të tërheqë forca që kanë qenë jashtë koalicionit siç ishim dhe ne. E treta, në sensin pragmatist ka rëndësi për të respektuar me mijëra votues që mbetën jashtë alternativës së punësimit, pasi LSI me një agresivitet që kishte vetëm 4.8% të shqiptarëve dhe përfitoi 20 % punësimeve të administratës, kjo është përtej pazarit, të cilën unë nuk e kam aprovuar kurrë.

Fatmirësisht, muajt e fundit se kujt i mori zoti mend, si LSI dhe PS dhe shkuan e bënë këtë martëse për çështje interesash. Martesë që shumë shpejt mund t`i vijë dhe divorci për prishje të interesave.

Raporti i DASH lëshoi kritika të ashpra mbi qeverinë e djathtë, ku thelbi ishte politizimi nga ana e saj e institucioneve të pavaruara. Komenti juaj mbi këtë?
Unë kam një princip që e kam thënë me vite. Unë jam me amerikanët edhe kur gabojnë, por në këtë pikëpamje ata nuk është se kanë gabuar. Në këtë pikëpamje nuk ka nevojë për analiza sepse ata janë investitori më i madh për demokracinë shqiptare, shteti që ka kontribuuar më shumë për pro shqiptarëve në Ballkan.

Si e parashikoni fushatën zgjedhore?
Ne i mbaheni tezës tonë “Ne bëjmë shtet, ndërtojmë institucione shtetërore”. Kjo është teza e programit tonë. Ka ardhur dita që të rishikohet Kushtetuta shqiptare, pushtetet mes njëri-tjetrit, zgjedhja e presidentit si dhe raporti i tij me Parlamentin, opozitën, mandatetet e institucioneve të pavaruara etj.

Ne duhet të shikojmë që në këto vite ku jemi dhe se si duhet ta ndryshojmë për ta bërë më demokratik. Ky është një nga akseset e programit tonë. Të sigurojmë një qeverisje të qëndrueshme dhe jo të kemi nevojën për kalime deputetësh si dhe të kemi një nivel përfaqësimi të lartë parlamentar.

Berisha ka thënë se nuk do të ndryshohet Kodi Zgjedhor?
Absolutisht, unë them që të gjejmë një konsensus të ndryshojmë këtë. Si dhe të bëjmë një reformë administrative të lartë për pushtetin e nivelit të dytë dhe të tretë. Ne kërkojmë zgjidhjen e çështjes së pronave dhe të rishikojmë sistemin gjyqësor që ka treguar shenja të larta të paaftësisë si dhe korrupsionit.

Është cënuar imazhi i vendit tonë për të ashtëquajturin incidentin për “shkulje veshi” në Akademinë Politike në Vjenë?
Unë nuk do të merresha me këtë temë fare. Po të isha unë, nuk do të ngrija as komision hetimor. Po bëhet më shumë zhurmë për asgjë. Unë besoj se diplomacia shqiptare ka probleme më të mëdha.

Askujt nuk i pëlqen që të dëgjojë gjëra të tilla, por ne duhet të shikojmë përtej këtij incidenti. Kjo në të mirë të imazhit të diplomacisë dhe vendit tonë. Nuk ja vlen më të merremi me këtë çështje.

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara