Dashamir Xhika lë qelinë, ish-kreu i ARRSH do të hetohet në ‘Arrest shtëpie’

TIRANE-Gjykata e Shkallës së Parë ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’. Për Xhikën, që akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan tashmë hetimet do të vijojnë në masën ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që në ‘arrest shtëpie’ ndodhen edhe Albens Alite dhe Aksel Qorduka.

Hetimet dhe akuzat për Dashamir Xhikën
Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot.

Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por në auditin e ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë $. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e liroi Xhikën më 23 korrik me një vendim që u mor në fshehtësi, por pas apelimit nga prokuroria, gjykata e riktheu në burg në 1 shtator.

Megjithatë, Xhika vijon betejën me drejtësinë për liri dhe pak ditë më parë dosja kaloi nga Krimet e Rënda te Gjykata e Tiranës, pasi mbi ish-kreun e ARRSH ra akuza e korrupsionit duke u akuzuar vetëm për shpërdorim detyre. E ndërsa në datë 19 nëntor Krimet e Rënda shpallën moskompetecën duke e kaluar te Gjykata e Tiranës Xhika sot gjyqtarja Rexhina Memlika vendosi që të pranonte kërkesën duke ndryshuar masën nga arrest me burg në arrest shtëpie. Për këtë hetim pranë krimeve të rënda dëshmuan ministri Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe dy ish paraardhësit e tij Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 24/11/2018 21:14

    Katunari ordiner xhika qe nuk komplkesin e te qenit katunar , si cdo katunar tjeter ne pushtet berisha, meta e soj e sorollop vuajne nga kleptomania qe ka ne gjak cdo katunar qe vjedh cdo gje qe jepet mundesi.... Ndaj ky floke lepiri kthej vilen qe ka blere tek TEG shtepi e makina qe i ka vene me vjedhje ...kujt do ja hedh ky ordiner qe deri ne 2008 ishte i papunedhe dhe vinte verdalle rrugeve duke ngrene fara..

    Përgjigju
  • Fredi Dobiçi Ferrave nga Kombinati: 23/11/2018 16:43

    O të shkojë Xhika bashkë me Haxhinaston dhe të dorëzojnë ato 50 MILJONË €UROT e VJEDHURA , ose PROKURORI i Çështjes bashkë me GJYQTARIN me Dipllomë PLEPASH të shkojnë në BURG vet, që e Konsiderojnë SHQIPËRINË tonë të Varfër , si ÇIFLIGUN e tyre !

    Përgjigju
  • Fraiku: 23/11/2018 15:31

    Ky ishte pazari i Ilir Floririt dhe Mona Gurores per dekretimin e Lleshit. Nese Xhika do ishte denuar dhe ti sekuestrohej pasuria per korupsion do kendonte si bilbil kundra LSI.

    Përgjigju
    • Fraiku: 23/11/2018 21:37

      Jo Albani dhe te lutem mos bej muhabet ordineresh te tipit " eshte djale i mire " sikur po flet me Shullazin. E dyta eshte qe pasuria e vene me ane te korupsionit sekuestrohet ne baze te ligjit si e ka e gjithe bota perendimore. Per me teper kur nuk e justifikon dot ate pasuri akuzohesh dhe per pastrim te produkteve te vepres penale. Shqiperine nuk e shkateroj une qe zbatoj ligjin dhe nuk marr rryshfet dhe as vjedh taksat e shqiptareve, por njerez si ty, mafiozet si Like Flori, Mina Gurorja dhe Rama qe ben pazare. Ti mos u merzit se dardha e ka bishtin prapa. Me mire qe gjykata nuk gjykon per korupsion tani sepse kur ta coj Spaku perpara drejtesise per vjedhje dhe korupsion nuk do kete pazar politik qe ta shpetoje. Ky kujtoi se shpetoi, por me mire per te te ishte gjykuar per kete akuze qe tani. Te fala Xhikes dhe thuaji nuk lyhet burti kaq shume me gel dhe ne burg.

    • Albani: 23/11/2018 16:19

      O Fraiku mos je gje Tefiku ,nuk jemi ne kohen e monizmit qe partia denonte e konfiskonte cfare i donte palla .Nuk ka djale me te mire e te sinqerte Albania e te kualifikuar se zoti Xhika Albania ,por ju jeni shtet monistesh akoma me ideologjine enveriste te brymosur..Njerez si puna jote e kane shkaterruar ate vende qe ne na detyruan te emigrojme .(e dashur redaksi ju lutem mos e censuroni komentin )

  • Erik: 23/11/2018 15:13

    Hajduti me pushtet ka per t'ia hedhur gjithmone sa te jete president ai qe kemi aktualisht dhe ky sistem drejtesie qe po ben "nderet" e fundit.

    Përgjigju
    • Llakatund: 24/11/2018 07:11

      Po pse kur eshte gjyqtari i majte fajin e ka sistemi, kur eshte i djathte (gjasme se te gjithe majtashe jane) atehere del me mer e mbiemer e germa kapitale ne faqe te pare. O Erik dhe ju komentues te bodrumeve kete kerkoni. Qe nga ky moment ju shfaqni njeanshmeri dhe sjeni vec tjeter njeskuader e ripjelljes qe komentoni

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë