Dashuria dikur dhe sot, si ka ndryshuar me kalimin e viteve, debati në ‘Esencë’ në Report Tv! Teknologjia dhe brezi i ri, si ndërtohen marrëdhëniet

Dikur dashuria jetohej dhe perceptohej ndryshe. Brezi i viteve 80-90 është ai që kujton një kohë krejt të ndryshme nga ajo që jetojmë në raport me dashurinë. Për këtë diferencë brezash dhe për faktin që dashuria është sa e ndryshme aq edhe e ngjashme në kohë ndamë një bisedë me panelin e “Esencë”.

Shkrimtari dhe studiuesi Behar Gjoka, opinionistja  Silva Heijneman dhe poeti Albi Lushi sollën perspektivat e tyre dhe të brezave që përfaqësojnë në lidhje me dashurinë. Dikur morali ishte ai që diktonte dashurinë dhe brezi i dikurshëm ka vuajtur paragjykimet pikërisht sepse dashuronte. Është ironike, por ishin disa kohë në të cilat dashuria nuk pranohej lehtësisht. Megjithatë dashuria mbetet e njëjtë nëse është ndjesi e vërtetë dhe e pastër, pavarësisht ciklit të brezave dhe viteve.

Një nga tiparet që i ndan brezat në raport me dashurinë është mënyra sesi flirtojnë. Dikur, më të matur më të tërhequr dhe me sinjale më metaforike, ndërsa sot më të hapur dhe të drejtpërdrejtë në mënyrën sesi e shpalosim ndjesinë.

Teknologjia e ka ndryshuar tërësisht mënyrën sesi brezi i këtyre viteve flirton, lidhet dhe ndërton një marrëdhënie. Është e thjeshtë të krijosh diçka dhe në të njëjtën mënyrë t’i japësh fund, vetëm nëpërmjet telefonit. Megjithatë panelistët ranë dakord në një pikë që të dashurosh pa pengesa dhe në mënyrë të hapur dhe të sinqertë është një nga tiparet që e ruan të fortë dashurinë, pavarësisht kohës në të cilën jetohet.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve