Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka zbuluar një prej talenteve të bashkëshortit të saj, juristit të njohur maqedonas Serjozha Markov.
Me anë të një videoje që këngëtarja e ka postuar në rrjetet e saj sociale, bashkëshorti i saj i bie pianos duke emocionuar Adelinën. Mbi video ajo shkruan: Dashuria ime.

Mesa duket përveç dashurisë për njëri-tjetrin, çiftin e bën bashkë edhe pasioni për muzikën që me shumë mundësi do t'i trashëgohet edhe djalit të tyre, Jonit.
Çifti u martua në dhjetor të 2017, ndërsa prej pak muajsh këngëtarja është bërë nënë për herë të parë. Lidhja e tyre është përfolur shpesh për shkak të diferencës së madhe në moshë që kanë dhe për faktin që bashkëshorti i saj është maqedonas.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente

