Për mua gatimi është kënaqësi, një antistres që më largon nga çdo lodhje a mendim i trishtë. Ka të bëjë dhe me të qenit pozitiv dhe optimist”. Kjo është filozofia në kuzhinën e Dhurata Thanasit, menaxheres së një fondacioni shqiptar në Tiranë. Gruaja që në karrierën e saj ka punuar në UNDP, WHO, UNOPS dhe për shkak të punës ka udhëtuar në shumë vende, ia del mbanë të flakë rutinën që zakonisht pushton kuzhinat e njerëzve të impenjuar fort në punë. Jo vetëm kaq, por energjia e saj pozitive tashmë do t’u takojë edhe lexuesve të shqiptarja.com, pasi Dhurata, do të jetë autorja e rubrikës “Luga e Argjendtë”. Në çdo Fundjavë ju do të keni një recete për tryezat tuaja si
dhe këshilla teknike e informacione të dobishme. Mbi të gjitha një këndvështrim të ri, plot pasion dhe dashuri për ushqimin. Por më pare le të zbulojmë pasionin e autores së “Luga e argjendtë”.
Kur dhe si lindi pasioni yt për gatimin?
Pasioni im për gatimin lindi herët, që në vogëli. Më thonë prindërit se që e vogël, ngatërroja duart në brumin e byrekut që përgatitej apo i qepesha gjyshes sime për të parë me kureshtje çdo gatesë që ajo përgatiste. E mbi të gjitha, ishte pasioni dhe dëshira që ajo kishte në të gatuar apo risitë që sillte me recetat që shpikte nga mendja e saj, në një kohë kur nuk ekzistonte as informacioni dhe as kushtet ishin shumë të kufizuara.
Çfarë “kontributi” ka dhënë martesa juaj me një qytetar Italian ne fushen e gatimit?
Besoj se unë jam martuar me italianin më “jo të përshtatshëm” përsa i përket artit të gatimit. Im shoq nuk di fare të gatuajë. Fati im në këtë rast, është që familja e tij, zotëron një restorant tipik të kuzhinës Ligure dhe Piemonteze. Ime vjehrrë më ka njohur dhe mësuar shumë kuzhinën italiane në përgjithësi dhe ate Ligure në veçanti. Me të, rrugëtimi dhe kërkimi im për të njohur me në thellësi artin kulinar, ka qenë më tërheqës dhe i frytshëm.
Po udhëtimet si dhe sa kanë ndikuar?
Për arsye pune, më është dashur të jetoj dhe të punoj shumë dhe në mënyrë intensive jashtë Shqipërisë në 10 vjeçarin e fundit. Sëbashku me familjen time kemi jetuar nga Sudan, Aman, Maqedoni, Serbi, Kosovë,Belgjikë, Itali, Dubai, Bosnie dhe Herzegovinë dhe Amerikë. Kjo mënyrë të jetuari më ka bërë të njoh nga afër kultura dhe popuj të ndryshëm. Impakti i parë që merr nga një vend apo popull, të cilin sapo e viziton janë fytyrat e njerëzve dhe
ushqimi. Kjo formë e mrekullueshme dhe mikpritëse e të njohurit më ka bërë menjëherë të krijoj një ide se sa afër apo larg ndihesha me vendin ku po jetoja në atë periudhë kohe. Kjo ka qenë eksperienca ime. Kurioziteti, ky mjet i fuqishëm që vë gjithnjë në lëvizje qënien time, më ka bërë të njoh më mirë popujt dhe vendet nëpërmjet dy elementëve fondamentalë të jetës sime, ushqimit dhe muzikës.
Keni pasur dhe keni vazhdimisht nje ditë të ngarkuar pune. Si ia dilni të ruani këtë pasion për gatimin?
Për mua procesi i të gatuarit është antistresi më i fortë dhe më largon nga çdo lodhje a mendim i trishtë. Ka të bëjë dhe me të parit e jetës në mënyrë pozitive dhe optimiste. Mendoj se buka, ushqimi, gjella, gatimi etj. janë thirrës, bashkues, mbledhës të njerëzve tok, për të ndarë diçka sublime, të madhërishme.
Çdo ushqim ka në bazë të tij bashkimin e disa përbërësve. Kjo është shumë domethënëse! E si e tillë ka një mision të veçantë e të shenjtë, bashkimin dhe paqen.
Një kuzhinier i zoti lind apo bëhet?
Unë mendoj dhe besoj që gjithkush nga ne lind me njëfarë prirjeje, dhe ky është kurioziteti. Është ky element që na shtyn fuqishëm në hapat e parë të jetës të tërhiqemi nga gjithësia apo habitati që na ofrohet në rritje e sipër. Familja, shokët me të cilët rritemi, mënyrat e jetesës, vendi ku ndodhemi e shumë e shumë elementë të tjerë janë “përbërësit” e asaj ç’ka jemi. Unë mendoj që përveçse kuriozitetit dhe pasionit është dhe puna një element I fuqishëm. Askush nuk lind i ditur apo me një dhunti pa punë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Cila është filozofia juaj e gatimit?
Parimi im bazë është ai që ime gjyshe Afërdita më ka mësuar pa fjalë. Përdorimi i përbërësve natyralë në një gatesë. Dua t’ju citoj fjalët e saj:”Gjella, bio, është si fëmija, po iu largove një metër nuk e gjen më”. Mundohem, edhe pse jam me impenjime të shumta të familjes dhe punës, të bëj gjithçka vetë, pa blerë prodhime të gatshme apo gjysëm të gatshme dhe mbi të gjitha mendoj se kryefjala e të gatuarit është Dashuria dhe Pasioni.
Prej kësaj jave ju do të ndani pasionin tuaj me lexuesit tanë si autore e një rubrike për gatimin. Përse e moret këtë vendim?
Siç e përmenda më lart “të gatuarit” është rit bashkues, ndarës i një momenti sublim, bashkim emocionesh. Shpesh herë më ndodh të ndaj mendime, këshilla apo opinione me miq, të afërm apo shoqe. E nxitur jo vetëm nga ata, por dhe nga pasioni im për të ndarë me shumëkush eksperiencat e mia e për tu ardhur në ndihmë atyre grave dhe burrave që si unë punojnë në fronte të tjera pune, mendova të jap ndihmesën time.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com