Dashuria nis nga stomaku dhe duket se ajo e Drake për Shqipërinë ka kaluar pikërisht aty.

Pas daljeve me xhaketën me motive shqiptare, reperi kanadez ka zgjedhur një tjetër simbolikë: ushqimin.

Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Drake ka veshur një bluzë të bardhë ku nga pas ka figurën e një prej ushqimeve më të preferuara shqiptare, bukën me djathë e domate.

Drake e ka zgjedhur edhe si mbishkrim në bluzë, por ndërkohë mbetet mister interesi i tij ndaj kulturës dhe traditave shqiptare.