E dashur D.D.
Të falenderoj për letrën dhe që ndave ndjesitë e tua me ne. Historia jote e dashurisë duket se ka pasur një fillim të bukur dhe me sa kuptoj je ende e lidhur me atë fillim. Por një marrëdhënie nuk matet me sa i fortë ka qenë fillimi, por sa shumë investojnë të dy partnerët për ta rritur atë. Nuk e vë në dyshim që bashkëshorti yt mund të ketë cilësi shumë të mira të cilat ty të tërheqin tek ai dhe të bën të jesh ende e dashuruar si ditën e parë. E megjithatë unë mendoj se të dy ju keni nevojë për ndihmë, ndryshe marrëdhënia juaj dyshoj se mund të përmirësohet.
Ai ka nevojë të ketë mbështetje për të trajtuar problemin e tij me pijen, e ndërkohë ti ke nevojë për vetëdijesim që të mos biesh viktimë e dhunës. E di që ne jemi rritur me idenë se për dashurinë duhen bërë sakrifica, por nëse do që të sakrifikosh për ta ruajtur këtë dashuri që ushqen për bashkëshortin nuk mendoj se zgjidhja e duhur është duke duruar dhunën e tij, por të kërkosh ndihmë që ju të dy të angazhoheni për ta nxjerrë marrëdhënien tuaj nga kjo gjendje në të cilën ndodhet.
Kam parasysh këtu edhe faktin që keni një fëmijë të vogël, nuk e keni thënë moshën e tij, por imagjino kur ky fëmijë të fillojë të rritet duke parë skena dhune në shtëpi. Pyetja jote është direkte: A ka ndonjë shpresë që ai të ndryshojë e çdo gjë të kthehet si më parë? Sigurisht, kot nuk thonë që shpresa vdes e fundit, dhe këtë dëshirë për të shpresuar mund ta ndjejë më mirë se askush ti vetë. Por do të thoja, e dashur D, se ndryshimi është një proces i vështirë, shumë njerëz duan të ndryshojnë, japin premtime e nuk ia dalin dot, pasi kërkon vullnet.
Dhe frika që kam unë është, a dëshiron bashkëshorti yt që të ndryshojë? Nëse e ke pyetur dhe të ka thënë se nuk ka nevojë të ndryshojë, ky proces mund të bëhet akoma edhe më i vështirë. Edhe nëse të ka premtuar se do të ndryshojë, të siguroj se do të duhet kohë, dhe vetëm nëse kërkoni ndihmë dhe mbështesni njëri tjetrin. Situata juaj nuk më duket si një konflikt i çastit, që jeni zemëruar dhe mund të pajtoheni në çdo moment, ndaj dhe insistoj që zgjidhja më e mirë është të kërkosh ndihmë.
Dhe do të doja shumë të theksoja diçka të rëndësishme për ty: Kjo që po ndodh nuk është për fajin tënd, dhe nuk ke pse ndihesh në zor, apo të kesh turp ta diskutosh me njerëzit e afërt. Nuk është as shenjë tradhtie ndaj tënd shoqi, përkundrazi është shenjë dashurie për veten dhe për të, shenjë force dhe vullneti për të ndaluar dhunën ndaj teje dhe shenjë respekti për marrëdhënien në të cilën ndodhesh. Vërtetë dashuria është e bukur por është akoma më e bukur kur nuk lejon të dhunohet, në asnjë lloj rrethane dhe për asnjë arsye.
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak, dhe të uroj shumë fat.
Përzemërsisht
Mirela
Nëse je një grua e dhunuar dhe ngurron të kërkosh ndihmë sepse ndihesh në faj apo të vjen zor nga vetja mund të na e rrëfesh historinë tënde këtu. Nëse ndihesh e frikësuar apo e kërcënuar nuk ka nevojë të tregosh emra dhe detaje, thjesht pyet dhe do të marrësh përgjigje.
Letrat tuaja mund t’i dërgoni direkt në adresën e psikologes Mirela Sula: sulamirela@gmail.com
Shënim: Duke qenë e pamundur të botojmë çdo letër që vjen në adresë të kësaj rubrike do të përpiqemi të zgjedhim letrën që jep mundësinë e përgjigjes edhe për raste të tjera të ngjashme. Përgjigjet tuaja mund t’i gjeni vetëm te Shqiptarja.com, dhe jo përmes e-mailit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com