Artisti i njohur shqiptar Robert Aliaj, ka humbur ditën e sotme njeriun e tij të shtrënjtë, vëllain.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije përmes rrjetit të tij social Facebook Roberti, për humbjen e Rexhep Aliajit, i cili gjithashtu ka qënë një artist i këtij vendi, piktor dhe skenografë.
“Kur ndërron jetë vëllai ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.
![]()
R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.”, shkruan Roberti, në postim.
J.GJ./Shqiptarja.com
Komente

