Presidenti i vendit, Ilir Meta në një ceremoni solemne ku ishin të pranishëm klerikë të Kishës katolike, ambasadorë, akademikë dhe personalitete të fushave të ndryshme ka vlerësuar Motrën Odette Marquet me Dekoratën “Nënë Tereza”.
Në shenjë vlerësimi për mbështetjen humanitare dhënë për shqiptarët e Kosovës, gjatë eksodit të tyre në Shqipëri, në pranverë të vitit 1999, duke vazhduar këtë mision edhe sot, në ndihmë të njerëzve në nevojë. Për kontributin e vyer nëpërmjet studimeve dhe përkthimeve për njohjen e përhapjen e kulturës shqiptare nëpër botë, si dhe për punën e saj hulumtuese në arkivat e huaja, duke nxjerrë në dritë shumë dokumente mbi historinë e popullit shqiptar.
Ilir Meta, president
Pas dekorimit, Meta vuri në dukje se Odette Marquet e Kongregatës është një misionare katolike, njohëse e mirë e gjuhës shqipe, përkthyese dhe studiuese e rrënjëve ilire e kristiane të shqiptarëve.
Fjalën e tij para të pranishme, Meta e mbylli me një perifrazim nga Nënë Tereza, e cila thoshte se dashuria duhet të vendoset në shërbim të njerëzve që të marrë kuptim.
Motra Odette mëshiron në mënyrën më të mirë këtë thënie të Nënë Terezës, me dashurinë e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe mbi të gjitha, me kontributin e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ilir Meta, president
Mbeti derdimeni me hekura e kartona ne duar,jepi dhe nje Like Floririt dhe Monika Cizmes per "merita te vecanta ne LesheLine" dhe ne hajduterine e pashoqe.
Përgjigju