Dashuria për vetveten dhe të tjerët
Konfliktualiteti i vazhdueshëm politik, agresiviteti që prej 20 vjetësh u ofrohet shqiptarëve nga lidershipi, tregojnë se njerëzit që na drejtojnë nuk kanë dashuri për veten e as për të tjerët. Do të ishin më të qetë, më të logjikshëm nëse do të ishin të dashuruar; egoja e tyre do të ishte shkrirë, nuk do të ekzistonte më fare. Por sjelljet e shumicës prej tyre janë të ngurta, të forta si shkëmbi, të vështira për t’u tretur nga logjika.
Konfliktualiteti i vazhdueshëm politik, agresiviteti që prej 20 vjetësh u ofrohet shqiptarëve nga lidershipi, tregojnë se njerëzit që na drejtojnë nuk kanë dashuri për veten e as për të tjerët. Do të ishin më të qetë, më të logjikshëm nëse do të ishin të dashuruar; egoja e tyre do të ishte shkrirë, nuk do të ekzistonte më fare. Por sjelljet e shumicës prej tyre janë të ngurta, të forta si shkëmbi, të vështira për t’u tretur nga logjika. Nuk është e lehtë të kuptosh e të shpjegosh gjendjen e brendshme të tyre, por në sytë e mi vjen si një “ngërç” dhe ky term që mori jetë në bllokimet e shumë zhvillimeve të rëndësishme të vendit, vjen si rezultat i ngërçit personal që lidershipi ynë politik, ekonomik, kulturor etj. ka në ekzistencën e tij.
Mendoj se dashuria do t’i mësonte të ishin pak ndryshe, jo kaq të ngurtë e të ngrirë. Dashuria do t’i mësonte të ishin më fluidë. Besoj se të gjithë ne qëniet njerëzore, në këtë shansin e mrekullueshëm të jetës, përpiqemi të gjejmë lumturinë. Eshtë një kërkim i vazhdueshëm brenda dhe jashtë vetes për të jetuar mirë e për t’u përmirësuar. Dikush e arrin, të tjerë nuk e kanë fatin. Mendje të ndritura të njerëzimit nuk janë lodhur të mësojnë njerëzit se si të jetojnë mirë, që nga Sokrati.. te Frojdi, apo si më pak i famshmi, Maestroja i Realitetit, indiani Osho. Përsëri prej tij do të sjell një tjetër pasazh për dashurinë. Janë pak rreshta, si një pilulë magjike, por ashtu si dhe një ilaç i mirëfilltë, i bën efekt kujt nuk është i mbytur me të tjera ilaçe toksike. Dashuria për vetveten e për të tjerët do të ishte e dobishme jo vetëm për politikanët, por edhe për këdo tjetër që drejton.
"Sa herë që dashuron, Uni zhduket"
“Unë ju mësoj të dashuroni vetveten. Por kujdes, dashuria për vetveten nuk do të thotë krenari egocentrike, aspak, madje është e kundërta. Njeriu që dashuron vetveten, zbulon se tek ai nuk ekziston asnjë Un. Dashuria e shkrin gjithmonë Unin: ky është një nga sekretet e alkimisë që duhet kuptuar, mësuar, eksperimentuar. Dashuria shkrin gjithmonë Unin. Sa herë që dashuron, Uni zhduket. Kur dashuron një grua, të paktën në pak sekonda, kur ndjen dashuri reale për të, tek ti nuk ekziston asnjë Un, asnjë ego.
Ego dhe dashuria nuk mund të qëndrojnë bashkë. Janë si drita dhe errësira: kur vjen drita, errësira zhduket. Nëse do të dashurosh vetveten, ke për t’u habitur: dashuria për vetveten implikon zhdukjen e Unit. Në dashurinë për vetveten nuk ekziston asnjëherë Uni. Ky është paradoksi: Dashuria për vetveten, është mungesë totale e Unit. Nuk është egocentrizëm; sepse sa herë ka dritë, errësira zhduket dhe sa herë ekziston dashuria, nuk ka asnjë Un.
Dashuria shkrin Unin e ngrirë. Uni është i ngjashëm me një copë akulli, dashuria e ngjashme me diellin e mëngjesit. Ngrohtësia e dashurisë... dhe Uni nis të shkrihet. Sa më shumë të duash vetveten, aq më pak do të gjesh një Un brenda vetes, prandaj bëhet një meditim i thellë, një furi e apasionuar drejt hyjnores.
Dhe ti e di! Ndoshta nuk di asgjë për dashurinë për vetveten, sepse nuk je dashuruar kurrë. Por je dashuruar më të tjerët dhe duhet të kesh provuar ato momente të rrufeshme. Duhet të kenë qenë momente shumë të rralla, në të cilat për një sekondë, papritur, ti nuk ishe më prezent, ekzistonte vetëm dashuria, rridhte vetëm energjia e dashurisë, pa pasur një qendër: nga asgjëja, drejt asgjëje. Kur dy të dashuruar janë të ulur afër njëri-tjetrit, afër janë dy asgjë, dy zero, janë ulur pranë; dhe kjo është bukuria e dashurisë: të zbraz totalisht nga Uni.
Kujtohu se krenaria egocentrike nuk është asnjëherë dashuri për vetveten. Krenaria egocentrike është tamam e kundërta. Njeriu që nuk ka mundur të dashurojë kurrë vetveten bëhet egocentrik”.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'
23 Dhjetor, 09:29
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme
23 Dhjetor, 09:07
-
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes
23 Dhjetor, 08:58
-
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar denoncon: Tjetër ngarkesë me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria, sinjalizohet nga BE-ja
23 Dhjetor, 08:56
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'
23 Dhjetor, 08:44
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32