Ditën e djeshme Afrona Dika dhe Blero Muharremi u betuan për dashuri të përjeteshme. Ata realizuan një ceremoni të mbushur plot emocione. Momenti më emocionues për Afronën ishte ai kur babai i saj e shoqëroi drejt altarit. Ndërsa Blero, si askush tjetër më parë, kishte zgjedhur që ta shoqëronte vajza e tij, Tara. Vogëlushja ishte e veshur me një fustan në ngjyrë rozë dhe përkrah babait të saj dukej si një princeshë e vogël.
Gjatë ceremonisë në mbrëmje Afrona kishte zgjedhur dy fustane, ku dukej më e bukur se kurrë më parë.
Nuk munguan as disa pika loti të derdhura nga Afrona, kur Blero i dedikoinjë këngë. Teksa i mbante dorën dhe i këndonte, Blero i dha një puthje në ballë bashkëshortes, emocionet e së cilës dukeshin qartë.
Dyshja e njohur e kanë menduar prej 1 viti dasmën e tyre dhe nga pamjet e publikuara deri më tani gjithçka duket perfekte.