Ditën e sotme do të mbahet ceremonia madhështore ku Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ceremonia do të mbahet në liqenin e Comos në Itali në një vilë super luksoze. Edhe pse vetë dyshja e showbizit nuk kanë pranuar asgjë, lëvizja e shumë personazheve të famshëm drejt Italisë nuk është e rastësishme.
Para pak çastesh edhe moderatorja Xhemi Shehu ka pozuar me një fustan super mahnitës. Fustani është ngjyrë rozë, i shkurtër përpara dhe me një bisht të gjatë me flutura.
Moderatorja Xhemi Shehu
Ky lloj fustani është bërë vërtet një trend këtë verë pasi nëse ju kujtohet, Dua Lipa ka veshur një fustan të ngjashëm gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Brit Awards 2018”.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Brit Awards 2018”.