Xhemi Shehu lë ndjekësit ta pyesin për jetën e saj private, ata e pyesin për bashkëshortin e saj: Është bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm

Xhemi Shehu lë ndjekësit ta pyesin për jetën e saj private, ata e pyesin për bashkëshortin e saj: Është bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm

Xhemi Sheu, moderatore

Moderatorja Xhemi Shehu ka bërë një ”ask me a question” në instagram, ku ndjekësit e saj kanë patur mundësinë ta pyesin për atë që dëshirojnë të dinë nga jeta e saj. Ata e kanë pyetur për bashkëshortin e saj, kjo sepse ajo flet shumë rrallë për të dhe shpeshherë është quajtur ‘si lidhje misterioze”.

Ndjekësit i kanë vënë në dukje Xhemit këtë fakt dhe moderatorja i është përgjigjur duke shkruar se ai nuk preferon të jetë një person publik dhe ajo e respekton zgjedhjen e tij.

“Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”, shkruan Xhemi.

Xhemi është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Ajo ka preferuar që bashkëshortin e saj, Elvisin ta mbajë larg vëmendjes publike dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të. Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike vite më parë. Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen.

Ata kanë dy djem, Gabrielin dhe Martinin që rrallë i shohim në profilet e Xhemit në rrjetet sociale.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës