E duke qenë se detaji e bën diferencë, është e nevojshme të njiheni me tendencat më të fundit të dekorimit të saj në mënyrë që gjithçka të jetë e përsosur. Torta tradicionale me rrumbullakët me pana dhe konfete, tashmë është harruar duke i lënë vendin skulpturave me pasta sheqeri. Kjo e fundit një traditë tipike anglosaksone që ka gjetur vend kudo në botën e ‘cake design’.
Një ide origjinale është “torta e veshur”, e cila ka pak a shumë dekoret dhe veçantitë e fustanit të nuses. Të njëjtat qëndisja, të njëjtën formë, të njëjtën nuancë ngjyre etj. Për më shumë ide bëni mirë ti hidhni një sy fotove më poshtë, dhe mos harroni: Çdo gjë në ditën tuaj më të lumtur duhet të jetë perfekte, ndaj kushtojini vëmendjen dhe kohën e duhur çdo detaji.
[gallery]24779[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com