ELBASAN - 25 dhjetori, përpos festë e bukur fetare është zgjedhur nga shumë të rinj edhe si dita e celebrimit të lidhjes së tyre. Ky fenomen është vërejtur këtë të dielë në shumë qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë dhe Elbasan.
Në këtë të fundit, janë rreth 20 çifte, të cilët kanë zgjedhur ditën e Krishlindjeve për të celebruar dashurinë e tyre. Karvanë makinash përshkojnë qytetin edhe pse temperaturat shënojnë rreth 5-6 gradë celcius. Nuk janë besimtarë të krishterë, ka edhe muslimanë, të cilët kanë zgjedhur këtë ditë e ndërsa toleranca fetare është vlerësuar gjithnjë, dasmat e tregojnë më së miri respektin që kanë fetë e ndryshme nga njëra tjetra.
Tradita ruhet edhe në këtë stinë të ftohtë të dimrit. Nusja e veshur me të bardha, shkon në shtëpinë e dhëndërrit dhe pas shkëmbimit të unazave mes dy të rinjve, nusja hyn në derën e djalit, ku të afërm të dhëndërrit i hedhin nuses oriz me monedha metalike mbi kokë, kurse vjehrra me një shishe raki lag të gjithë rrugën ku kalon nusja, çka sinjifikon këmbë të mbarë të nuses.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA