Dasma në Greqi kthehet në arenë boksi! Goditi me shuplakë nusen se i shkeli këmbën, dasmorët dhunojnë dhëndrin

Dasma në Greqi kthehet në arenë boksi! Goditi me shuplakë nusen se i shkeli këmbën, dasmorët dhunojnë dhëndrin

Foto ilustruese

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar gjatë një dasme në Greqi ditën e djeshme, (26 gusht) në Pirgos, ku po zhvillohej një ceremoni martesore, e cila është kthyer në arenë boksi.

Mediat greke raportojnë se gjithçka ka nisur në momentin, ku gjatë ceremonisë së kurorëzimit nusja i ka shkelur këmbën dhëndrit. Gjë kjo që s’i ka pëlqyer aspak dhëndrit dhe ka goditur me shuplakë nusen.

Menjëherë kanë reaguar të afërmit e nuses të cilët kanë nisur të dhunojnë dhëndrin. Dasmorët kanë vrapuar në panik për të dalë nga kisha, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë.

Dita më e bukur për çiftin është kthyer në një makth dhe nusja për shkak të situatës ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital. Në spital është dërguar edhe një nga të ftuarit pasi ka marrë disa goditje gjatë përplasjes.

Nusja ka deklaruar se ajo nuk është qëlluar kurrë më parë nga bashkëshorti i saj.

 “Nuk më ka goditur kurrë në fytyrë. Kur unë i shkela në këmbë, ai hoqi kurorat, më shtyu në shpatull dhe u largua nga Tempulli i Shenjtë", tha ajo. .

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/08/2024 04:43

    Nuk jane shkaqe por sebepe! Duket qe dhenderi kishte filluar te nderonte mendim per martesen, ndoshta nuk donte te martohej me, dhe e la per momentin e fundit,arsyeja absurde-shkelja e kembes!Nuk prishet kurora per nje shkelje kembe,por nuk gjeti menyre tjeter si te dilte prej saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë