Dasmë e pazakontë! Kur një film bëhet simbol i dashurisë... (FOTO)

Dasmë e pazakontë! Kur një film bëhet simbol i dashurisë... (FOTO)

Foto nga dasma

Një çift të rinjsh vendosën një film si simbol të martesës së tyre.

Dasma prej 13 mijë dollarësh me temë “Back to the Future”, kishte makinën origjinale të kohës “DeLorean”.

Dashuria e tyre lidhet me triologjinë e filmit fantashkencë, ku ata u takuan për herë të parë në kinemanë në Londër ku po transmetohej.

Lynsey McConville 38-vjeçarja nga Stratfordi i Londrës takoi bashkëshortin e saj , James gjithashtu 38 vjeç.

Në prill të vitit 2018, zhvilluesi i softuerit i propozoi Lynseyt në Shanghai të Kinës realizimin e dasmës në Heron's Park Wedding në Lydd, Kent, me temën e ‘Enchantment Under the Sea’, pjesa klasike e filmit. 

Ndërsa veshjet e tyre mbetën tradicionale, James veshi një palë atlete me karakteristika nga “Back to the Future”, të bëra të famshme nga Marty, luajtur nga Michael J. Fox, në filmin hit të vitit 1980.

Dasma ishte e viteve '80 me një menu koktejli si Marty Mojito, DeLorean dhe Clock Tower Cosmo.

Torta e krijuar nga shoqja e saj e ngushtë ishte një ndër gjërat më të rëndësishme të dasmës.

Vëllai im Lee është gjithashtu një tifoz i madh i filmit, kështu që ai na lejoi të përdorim lodrën e tij DeLorean, të cilën e përplasëm në  tortë”, ka thënë Lindsey.

“Back to the Future” është një film shkencor që tregon për udhëtimin në kohë dhe versione të ndryshme të së ardhmes, i cili u bë shumë i famshëm kur doli në atë kohë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK