Princi i kurorës Leka Zogu II dhe partnerja e tij Blerta Celibashi së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Burime për mediat kanë bërë me dije se çifti mbretëror kanë nisur përgatitjet për ceremoninë, ndërsa dita e kurorëzimit duket se është shumë pranë.

Në tetor të vitit të kaluar, Princ Leka dhe Blerta Celibashi festuan fejesën në një ceremoni private dhe tepër elegante në breg të detit në Shqipëri. Historia e tyre ka qenë goxha e ekspozuar në publik për shkak të martesës së parë të Princ Lekës me Elia Zaharian.

Pas një divorci të shoqëruar me skandale, Leka gjeti dashurinë përsëri tek fotografja Blerta Celibashi. Që pas bërjes publike të marrëdhënies së tyre, daljet publike të çiftit kanë qenë të shpeshta, ndërsa nuk kanë munguar as intervistat.