Me sa duket së shpejti do të ketë dasmë. Vetëm pak javë më parë çifti më i komentuar në botë zyrtarizoi lidhjen e tyre me fejesë. Fejesa e Jennifer Lopez dhe të dashurit të saj Alex Roudrigez shkaktoi reagime. Alex u akuzua për tradhti, por Lopez nuk i kushtoi rëndësi thashethemeve.
Gjithçka midis tyre po shkon shumë mirë dhe ajo që ka habitur të gjithë ka qenë postimi më i fundit i Lopez në ‘Twitter’. Në foton e publikuar shfaqet 49-vjeçarja me kërcimtarët e saj në sfond dhe një fustan të bardhë.
Të gjithë fansat kanë menduar se ai është fustani i dasmës së Jennifer dhe Alex, të cilët pritet që të kurorëzojnë dashurinë e tyre drejt altarit. Megjithatë ajo mund të jetë dhe veshja që këngëtarja ka përgatitur për mbrëmjen e sotme të Met Gala.Ky detaj ka bërë të gjithë të flasin, por nuk dihet saktësisht si qëndron e ërteta, por gjithçka do të sqarohet shumë shpejt.