Datëlindja, Diellza Kolgeci
ndal vitet, mbush 37 vjeç

Datëlindja, Diellza Kolgeci<br />ndal vitet, mbush 37 vjeç
Bukuroshja kosovare duket se ka ndal vitet! Edhe pse ajo ka mbush 37 vjeç, vazhdon të mbetet një nga ikonat e bukurisë shqiptare. Për këtë ajo falënderon Zotin, duke bërë një rezyme të gjatë ndër vite të arritjeve dhe sfidave në jetë, por nuk harron të shpreh nëpër rrjeshta se është krenare për atë çka ka bërë në jetë...




 
Më poshtë postimi i saj:
E dashura UNE ( Dejzi sic me quante Babi)
Sot mbush 37 vjet! Ka shumë njerëz që mendojnë se 37 vjeç nuk janë asgjë, janë shumë pak. Po, e di, nuk janë shumë, por, nëse i ke jetuar këto 37 vite siç i kam jetuar unë, është shumë ndryshe! Ti mund të pyesje, si i ke jetuar ti këto vite?! Dhe po ti do te përgjigjeshe pa hezitim: me shumë dashuri nga familja; nga shoqëria; nga njerëzit. Nga ata që i njohe dhe i pate të afërm dhe ata edhe ata që nuk i njohe aq... Por që janë sërish pjesë e jetës tënde!

I jetove me shumë aventura të bukura, me sfida të cilat vet vetes ja krijove, me komplikime të cilat i bëre dhe i zgjidhe po vetë! Sepse ti e di, ti nuk je njeriu i qetë dhe i shtruat që dëshironin dhe ëndërronin prindërit e tu! Nuk je personazhi që e tundon rehati dhe e josh lehtësia! Jo asnjëherë!

Ti nuk je e qetë, por je një njeri i mirë. E do jetën në çdo moment. Di të kënaqesh me pak edhe pse kërkon shumë. Pikërisht kjo t'i komplikon gjërat. Dualizmi mes pritshmërisë dhe aftësisë për t'u kënaqur edhe me atë që ke. Ti nuk e do qetësinë. Në fakt, të dyja ju keni një marrëdhënie kaq të fortë dhe të çuditshme. Një lloj dashurie dhe urrejtjeje. Qetësia për ty është e bukur vetëm kur je vetë t’i me natyrën. Por, qetësia nuk është ana jote e fortë. Ke kaluar dhimbje të cilat ja ke tregua vetëm qetësisë dhe për këtë arsye qetësia edhe pse është mike e mire prap nuk është ajo që t’i do... Më bëso...

Unë di edhe një gjë tjetër. Në fakt, nuk e di vetëm unë. Nuk është një sekret. E dinë të gjithë. Një gjë që t’i ke në mendje ta bësh, do e bësh gjithsesi, nuk të ndal dot askush në këtë botë! Edhe pse kjo më lodh, më brengos e më fut në sfida nga të cilat dal shpesh e çfilituar. Unë them se është mirë të mendosh edhe për mua dhe të më lesh të pushoj edhe pse unë u kënaqa me ty. Sepse ti je ajo që më bën të lumtur; ti je ajo që më jep fuqinë; ti je ajo që më bën të jem vetja. Çdo herë ma kujton që jeta është e shkurtër dhe duhet jetuar ashtu si je, PO ke bërë gabime here pas here, por gabime nga të cilat mësove. Ka qëlluar që me këto gabime ke lëndua të tjerët, por pa qëllim, ata do ta falin, ata e dinë që asgjë nuk e bën nga mëria, por thjeshtë nga pasioni! Pasioni dhe sfida janë dy armët e tua!

Nëse dikush do të të pyes sot, si do doje ti jetoje këto vite, jam e bindur se do i jetoje këto 37 vjet njësoj siç i jetove deri tani. Sepse atëhere TI nuk do ishe TI dhe nuk do kishe të njëjtin mendim për jetën. JETA për ty është dhurata më e bukur nga zoti për këtë arsye po mundohesh ta jetosh me shumë dashuri dhe pozitivitet...
P.S per shume kend je Engjell per dike je djalli
Por TI nuk je as engjell e as djall TI JE TI... UNE JAM AJO 
Gezohu UNE
Festo UNE
Je e Lumtur UNE
Sepse ti je TI dhe je krenare per kete...



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

120/3
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump